Perdorimi i Morphine (Morphine Sulphate 60 mg/100 mg; Morphine sulfate 20 mg/ml; Morphine Hydrochloride 10mg/ml; Morphine Hydrochloride Trihydrate 10mg)

MORPHINI SULPHAS MORPHINI HIDROCHLORIDUM

Formë doza: Morfine sulfat 10 mg, tablet me leshim te shpejte

Morfine sulfat 60 mg, 100 mg, tablet me leshim te ngadalte

Morfine hydroclorid 10 mg, ampule

Morfine sulfat 20 mg/ml, solucion oral

Emri gjenerik: Morphini sulphas; Morphini Hidrochloridum

Emri Tresetar: Morphine

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Mjekim i preferuar në dhimbjen kronike, në të sëmurët me kancer dhe jo-kancer, pra disa patologji të tjera si: Spondilit ankilozant, neuralgjitë kronike, neuropati diabetike, gangrenë, dhimbje regjionale kronike komplekse, dhimbje kronike muskulo skeletale, patologji që shprehin sindrom te dhimbjes kronike te forte.

Kunderindikacionet: Insuficience kardiorespiratore.

Efektet anesore: Reaksion alergjik; Konstipacion; Halucinacione.

Doza dhe menyra e perdorimit: 10 mg, 30 mg, 60 mg cdo 4 ore për morfinat me lëshim të shpejtë dhe çdo 12 orë për ato me lëshim të ngadaltë.

Kohezgjatja e mjekimit: Deri ne qetesimin e dhimbjes.