Perdorimi i Oleovit D3 (Cholecalciferol 14400 NjN/ml)

COLECALCIFEROLUM

Forme doza:  12.000 UI/ml -15 ml-pika nga goja

Emri gjenerik:   Colecalciferolum

Emri Tregetar :  Oleovit D3

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Rakit komun nga pamjaftueshmeria e vitamines D, Semundjet e lindura te metabolizmit kockor (rakiti vitamin D rezistent), Profilaksia e rakitit, Hipoparatiroidizmi e pseudohipoparatiroidizmi, Tetania.

Kunderindikacionet: Litiaza kalcike dhe hiperkalciuria; Hiperparatiroidizmi primar; Hiperkalcemia pavaresisht nga shkaku; Mbindjeshmeria ndaj vitamines D; TBC.

Efektet anesore: Hiperkalcemi, hiperfosforemi qe cojne ne precipitime kalcike ne indin renal; Ne mbidozime afatgjata verehen dhimbje koke, te vjella, ulje oreksi, dhimbje barku, hipertension arterial, hiperkolesterolemi, kalcifikime ne kyce, crregullimi ritmi, crrregullime te SNQ.

Doza dhe menyra e perdorimit: Terapia e rakitit: 3 here ne dite nga 10 pika p.os.

Profilaksia e rakitit:  1-2 pika ne dite. Pershkruhet ne recete vetem per femije.

Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi i rakitit: 3-6 muaj, Profilaksia e rakitit:12-18 muaj.

Shenim: Specialistet sugjerojne qe kontrolli i te semureve te behet cdo 1 muaj.