Perdorimi i Tardyferon (Ferrous Sulphate eq. to 80 mg Iron)

FERROUS SULPHATE

Formë Doza: Tabletë 80 mg

Emri Gjenerik: Ferrous Sulphate

Emri Tregëtar: Tardyferon

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Anemia nga mungesa e hekurit

Kundërindikacionet:

Mbingarkesa me hekur. Në se pacienti ka pasur ndonjë reaksion alergjik ndaj përbërësve të këtij preparati. Në se pacienti është me hemokromatozë. Në se pacienti është me hemosiderozë. Ne se pacienti ka ndonje lloj anemie shkaktare për të cilën nuk është mungesa e hekurit si p.sh anemia hemolitike, aplastike ose talasemia. Në se pacienti ka hemoglobinopati. Në se pacienti njëkohësisht merr preparate të hekurit me rrugë parenterale. Në shtatzani dhe laktacion mund të përdoret.

Efektet Anësore:

Nause, diskomfort epigastrik, të vjella, konstipacion, diare, feçe me ngjyre të zezë.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Adultët 80 mg 2 herë në ditë. Në lidhje me barnat e mëposhtme të merret 2 orë larg tyre: Antibiotik si (fluorokinolonet, kloramfenikoli, tetraciklina); i duhet treguar mjekut ose farmacistit në se janë përdorur barna të tjera përfshirë dhe barna që merren pa recetë sidomos në se përdoren barnat.

Ky preparat nuk duhet të merret në të njëjtën kohë me antiacidet si (karbonati i kalçiumit, i fosfatit dhe i aksalatit): Penicilamina (në rastet kur përdoret për artritin reumatoid); Kolestiramina (për uljen e nivelit të kolesterinës në gjak dhe trajtimit të diarresë); Levodopa, entakaponi (në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut); Tiroksinë (hormon i gjendres tiroide); Bisfosfonate; Zink; Trientinë (për trajtimin e sëmundjes së Uilsonit).

Kohëzgjatja e mjekimit:

Deri në mbushjen e depove të hekurit, 3 deri 6 muaj ose në normalizimin e ferritinemisë.