BACITRACINUM + NEOMYCINUM
Forme doza: Tubete Bacitracinum 500 Nj.N/g + Neomycinum 3.5mg/g-30gr
Emri gjenerik: Bacitracinum + Neomycinum
Emri Tregetar : Bivacyn
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Trajtime lokale te infeksioneve te shkaktuara nga baktere te ndryshme, pyodermite (impetigo), folikulitet, mbiinfeksionet ne plaget dhe ulceracionet, ne plaget kirurgjikale, ne infeksionet virale te infektuara, ne pickimet nga insektet.
Kunderindikacionet:
Nuk indikohet ne subjektet e ndjeshem ndaj neomycines, aminoglukozideve te tjere, bacitracines ose perberesve te tyre. Nuk rekomandohet per siperfaqe te medha pasi mund te ndodhe perthithje sistemike dhe efekt toksik i dy antibiotikeve. Nuk rekomandohet ne gravidance dhe nenat me femije ne gji. Mund te perdoret ne siperfaqe te vogel dhe per nje kohe te shkurter.
Nuk rekomandohet ne paciente me Ecsema Atopicum.
Kujdes ne paciente me funksion renal te demtuar per skak te efekteve nefrotoksike. Nuk rekomandohet ne femijet latante, pjeset nen pelena pasi pelena vepron si veshje e mbyllur e cila mund te shtoje perthithjen e 2 antibiotikeve.
Efektet anesore: Mbindjeshmeri ndaj dy perberesve, irritim lokal, enjtje, diegie, urticarie. Efekte sistemike nefrotoksicitet, ototoksicitet.
Doza dhe menyra e perdorimit: Aplikohet nje shtrese e holle mbi lekuren e prekur, 2 here ne dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Jo me teper se 1 jave.
Komentet