NIFURATELUM 500 MG + NYSTATINUM 200 000 Nj.N
Forme doza: Ovule ( 500 mg + 200 000 Nj.N)
Emri gjenerik: Nifuratelum + Nystatinum
Emri Tregetar: Macmiror Complex
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne infeksionet e natyres banale polivalente-vulvovaginitet infeksioze nga mikroorganizmat patogene: Candida, Trichomonas dhe Bakteriet. Ne sekrecionet vaginale konstatohen leukocite dhe bakterie. Bari ben pjese ne grupin e antibakterialeve syntetik chemioterapeutik locale te sistenmit uro-genital. Si trajtim local i infeksioneve vaginale eshte i nevojshem dhe mendimi i gjinekologut.
Kunderindikacionet: Hipersensibiliteti ndaj perbersve Nystatin dhe Nifuratelum.
Efektet anesore: Nuk pershkruhen efekte te rendesishme anesore. Bari duhet mbajtur larg femijeve te vegjel.
Doza dhe menyra e perdorimit: Per nje cikel mjekimi jane te nevojshme 6 ovule. Ovulet futen thelle ne vagine cdo darke, 1 ovule para gjumit, nje dite po nje dite jo. Pra perdoren deri ne 6 ovule, ne varesi te ecurise te semundjes, mjekimi i te semures shkon 12 dite. Gjate mjekimit kufizohet perdorimi i diafragmave dhe prezervativeve me latex.
Kohezgjatja e mjekimit: Nje kure zgjat 12 dite. Jepen deri ne 12 ovula ne nje recete/ muaj.
Komentet