METHOTREXATE
Formë Doza: Tableta 2.5 dhe 5 mg
Emri Gjenerik: Methotrexate
Emri Tregëtar: Methotrexate “EBEWE”
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
Në leuçeminë limfoide akute (mjekim mbajtës gjatë remisionit, profilaksi meningeale, mjekimi i menigiteve leucemike), sarkomat osteogene, tumore solide (choriocarcinomat, limfoma e Burkitt-it, mykoza fungoide, kanceret epidermoide të rrugëve aero-digjestive të sipërme, kanceret epidermoide bronko-pulmonare, kanceri i gjirit, meduloblastoma, kanceri i kolum uterit). Gjatë perdorimit duhet kontrollohet vazhdimisht gjaku periferik, kreatininemia, funksionit hepatik, pH urinar.
MTX rekomandohet në pacientët që vuajnë me Artrit reumatoid, Morbus Still, Spondilitin Ankilozant (mOrbus becteriev), Artrit Psoriatik, Dermato-Polimiozit, Lupus Eritematoz sistematik si edhe disa forma të vaskuliteve.
Kundërindikacionet:
Kundërindikohet përdorimi i MTX në pacientët që paraqesin alergji ndaj tij apo përbërsve të tij, në pacientët e diagnostikuar me: pneumonitis intersticial, fibroz pulmonare, sëmundje ulçeroze gastrike, kolit ulçeroz, dëmtime hepatike nga përdorimi i alkoolit, çrregullime të testeve hepatike, insufiçiencë hepatike, cirrozë hepatike, dëmtime renale, diarre, ascit, gravidancë, ushqyerja me gji, infeksione severe, pacientët e imunosupresuar, ulje e funksionit të palcës kockore (aplazi medulare), anemi severe, trombocitopeni severe, leukopeni severe, pacientët të cilët janë duke përdorur antagonistët e acidit folik analogë të MTX.
Efektet Anësore:
Më të shpeshta: gjak në urinë apo në feçe, feçe të errëta, nauze, të vjella, dhimbje gastrike, diarre, dhimbje artikulare, rash kutan, enjtje të këmbëve apo të anësive të poshtme.
Më pak të shpeshta: errësim të pamjes, kontuzion, konvulsione, cefale, ethe, afte në goje dhe në buze, kollë, dispne, gjakrrjedhje jo të zakonshme, ndjesinë e djegies dhe te pruritit, dhimbje mesi, lodhje, dobësi trupore.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Merret nga goja. Dozat ndryshojne sipas protokolleve te paracaktuar ne varesi te qellimit dhe te semundjes duke filluar qe nga ato te zakonshmet deri ne doza shume te larta.
Disa nga dozat orientuese janë: e zakonshme është 1/10 e mgr/kg/ditë, baraz me doze ditore që për fëmijët e vegjël arrin në 2,5 mgr (1 tabletë ), 5 mgr për fëmijët e rritur dhe 7,5 – 10 mgr për të rriturit.
Në leuçemitë akute përdoret: Në mjekimin mbajtës të remisionit: 10mg/m2, 2 herë në javë. Në sarkomat osteogene përdoret me doza që vinë duke u rritur deri në 50 mg/kg e më shumë (varet nga protokollet). Në tumoret solide doza është 15 mg/m2 / ditë per 4 ditë çdo muaj.
Kohëzgjatia e mjekimit: Varet nga sëmundja, qëllimi dhe protokollet e mjekimit. Kështu në mjekimin mbajtës të leuçemisë akute vazhdon jo më pak se 3 vjet, mjekimi profilaktik jo më shumë se një muaj, mjekimi i meningiteve leuçemike vazhdon deri sa të arrihet sterilizimi i plotë, në tumoret solide jo më pak se 6 muaj etj.
Artrit Psoriatik: doza 10-25 mg/ javë/per os, e ndarë në 2 tabl çdo 12 orë një herë në javë shoqëruar me 10 mg acid folik ose me acid folik 24 orë pas marrjes së MTX.
Artrit Reumatoid: doza 10-15 mg/javë, p/os, e ndarë në 2 tabl çdo 12 orë një herë në javë shoqëruar me 10 mg acid folik ose me acid folinik 24 orë pas marrjes së MTX. Doza mbajtëse 5-7.5 mg/javë/p/os apo në 10 ditë në varësi të aktivitetit të AR.
Morbus Still: doza 15-20 mg/javë/p/os, e ndarë në 2 tabl çdo orë një herë në javë shoqëruar me 10 mg acid folik ose me acid folinik 24 orë pas marrjes së MTX, mandej dozë mbajtëse në bazë të aktivitetit të MS.
Lupusi Eritematoz Sistematik: artritet në LES janë të buta i përgjigjen dozës 5 mg/javë, p/os shoqëruar me 10 mg acid folik ose me acid folinik 24 orë pas marrjes së MTX. Në rastet e sindromit të mbivendosjen AR dhe LES doza e MTX aplikohet si në format me AR.
Dermato-Polimiozitis: doza 15-25 mg/ javë, p/os, e ndarë në 2 tabl çdo 12 orë një herë në javë shoqëruar me 10 mg acid folik ose me acid folinik 24 orë pas marrjes së MTX. Doza mbajtëse 10 mg/javë, p/os sipas aktivitetit të sëmundjes.
Spondilit Ankilozant (morbus Becteriv): në format me prekje artikulare doza 10-12.5 mg në javë, p/os, e ndarë në 2 tabl çdo 12 orë një herë në javë shoqëruar me 10 mg acid folik ose me acid folinik 24 orë pas marrjes së MTX. Doza mbajtëse 7.5-10 mg javë, p/os sipas aktivitetit të sëmundjes.
Vaskulitet: Doza e MTX përcaktohet nga forma e vaskulitit dhe prekja organore sipas rekomandimit përkatës nga mjeku specialist.
Shënim: Në mjekimet e zgjatura me methotrexat duhet të përdoret acid folinik në formë tabletash 2.55 mgr në një periudhë kohë 4-6 orë pas dhënies së methotrexatit. Në rastet e përdorimit me doza të larta te Methotrexatit, acidi folinik jepet 12mgr/m2 çdo 6 orë gjatë 72 orëve duke filluar 2 orë pas mbarimit të methotrexatit.
Komentet