BUTYLSCOPOLAMINUM BROMIDUM
Forme Doza: Tablete 10 mg
Emri Gjenerik: Butylscopolaminum Bromidum
Emri Tregetar: Buscol
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Buscopani perfshihet ne grupin e barnave antispastike dhe perdoret per lirimin dhe kesisoj qetesimin e dhimbjeve qe shkaktohen nga spazmat muskulore. Ai perdoret per qetesimin apo parandalimin e dhimbjeve te stomakut te provokuara nga gastriti akut dhe dhimbjeve abdominale te lidhura me sindromen e kolitit te irritueshem.
Kunderindikacionet ne: Grate shtatzena, periudhen e laktacionit, personat me probleme te prostates, glaukome, personat qe vuajne njeherazi nga miastenia gravis, personat qe kane paraqitur apo paraqesin dukurite e megalokonit, obstruksion intestinal, takikardi apo çrregullime te tjera te ritmit te zemres, personat qe kane shfaqur fenomene alergjike nga grupi i ketyre barnave, pacientet qe kurohen me antidepresive, trankuilizante madhore, antihistaminike, antivirale, antagoniste te dopamines (primperani) si dhe barna te pershkruar per probleme kardiake.
Nuk preferohet perdorimi ne personat mbi 40 vjeç, ne ato me te perziera, te vjella, me oreks te prishur, me renie ne peshe, me ethe, konstipacion dhe çrregullime te urinimit.
Efektet Anesore: Shkakton shpesh tharje te gojes, çrregullime te parit, takikardi, konstipacion, çrregullime te urinimit, humbje te oreksit apo te perziera.
Doza dhe menyra e perdorimit: Perdoret 3 x 1 tab. ne dite, me sasi te mjaftueshme uji, gjate / pas ngrenies. Ne rastet e suksesit (qetesimit te dhimbjes) jepet dhe 3 x 2 tab/dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi zgjat si rregull 2 jave, ne kolikat perdoret zakonisht per 3 – 5 dite. Ndersa ne aterosklerozen cerebrale edhe me gjate, 2 – 4 jave.
Shenim: Nuk duhet perdorur asnjehere ne femijet nen 8 – 10 vjeç.
Komentet