Perdorimi i Terazocina (Terazosine 2mg; 5 mg)

TERAZOSINUM

Forme doza: Tableta 2 mg dhe 5 mg
Emri gjenerik: Terazosinum
Emri Tregetar: Terazocina

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Alfa bllokues selektiv (antagonist i receptoreve alfa 1-Adrenoreceptoreve) me veprim te zgjatur.

Trajtimi simptomatik dhe funksional i Hipertrofise beninje te Prostates te grades se ulet dhe te mesme. Ndryshe nga Finasteridi bari nuk eshte ne gjendje te zvogloje permasat e prostates hipertrofike. Perdorimi i saj nuk rekomandohet kur vellimi i prostates eshte mbi 40 ml.

-Eshte i nevojshem mendimi i specialistit Urolog per te semurin, kur ploteson kerkesat e meposhtme:

-Paciente te cilet: jane ne pritje te operacionit dhe duhet te mjekohen para operacionit, nuk mund te operohen-kane kunderindikacion, nuk deshirojne operacionin per aresye subjektive, shfaqin vetem simptoma te vecuara por qe nuk diagnostikohen per Hipertrofi Beninje te Prostates. Bari ul volumin rezidual te prostates, rrit tonusin e sfinkterit, zhduk nokturine, permireson cilesine e jetes.

Kunderindikacionet: Hipersensibiliteti nga bari ose klasa qe ky i perket alfa bllokuesit. Ne persona me hypotension ortostatik, insuff. Hepatike te rende, nuk shoqerohet me barna te njejtes klase terapeutike (alfa bllokues).

Dozat dhe menyra e perdorimit: Rekomandohet 2.5 mg.tre here ne dite pas buke. Disa e pershkruajne 10 mg. Nje here ne dite. Tek te moshuarit mjekimi fillon me 2.5 mg. ne mengjes dhe 2.5 mg. mbremje. Doza mund te rritet sipas nevojes, por pa kaluar 10 mg./dite.

Efektet anesore: Çregullimet gastrointestinale (nauze, gastralgji, diarrhe) tendence per lipotimi, marrje mendsh, dobesi trupore dhe dhimbje koke. Me rralle verehet tharje goje, takikardi, dhimbje anginoze, palpitacione, asteni, pergjumje, reaksione kutane etj. Kombinimi me barnat e tjera alfa1-adrenobllokuese eshte i kunderindikuar.

Kohe zgjatja e mjekimit: Deri ne 2 (dy) vjet duke respektuar dhenien mujore te recetes, sipas rekomandimit te urologut (ne mungese te tij kirurgut te cilin e cakton DSHP) te Rrethit/ Rajonit, apo QSUT-se. Çdo 6 muaj behet vleresimi per ecurine, permiresimin klinik.

Shenim: Per vazhdimin e mjekimit mbi 2 vjet MPF do te pershkruaj receten me rimbursim, me antiprostatike, per te semuret me HBP, qe sipas rekomandimit te urologut, perveçse plotesojne kriteret e parashikuara ne protokollin e perdorimit te barit, kane kunderindikacion per operacion (te argumentuar), kane permiresim klinik dhe perparesi ne trajtimin konservativ, apo pse edhe per aresye moshe nderhyrja kirurgjikale rrit riskun e pasojave per jeten.