PIROKSIKAMUM
Forme doza: Kapsula 20 mg dhe supoz. 20 mg
Emri gjenerik: Piroksikamum
Emri Tregetar: Remoxicam
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Si antiinflamator jo steroid, me efkte antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike, mundet duke frenuar sintezene postaglandinave; perdoret ne: pathologjite osteoartikulare per qetesimin e dhimbjes dhe inflamacionit ne Artritin Reumatoid, Osteoartrit, krizat akute te Gutes, Artralgji.
Kunderindikacionet: Pacientet qe kane vuajtur ose vuajne nga patologji gastrointestinale si: ulçer peptike, kolit ulçeroz ose hemorragji gastrointestinale. Kontroll i vazhdueshem per demtime te mukozes gastrointestinale. Polipe nazale, Asthma, Urtikarie te shkaktuara nga aspirina. Kujdes ne te semuret me demtim te funksionit renal, me patologji hepatike, Insuficience Kongjestive Kardiake, Diabet Mellitus, LES dhe ne ata qe perdorin barna nefrotoksike, te moshuarit, ne Koagulopati pre-ekzistuese ose Hemofili.
Doza dhe menyra e perdorimit:
Me rruge orale ose rektale:
-Ne artritin Rheumatoid fillohet me 20 mg/dite dhe vazhdohet me dozen mbajtese prej 10-30 mg, e dhene si doze e vetme ose e ndare ne disa marrje.
– Per mjekimin e patologjive muskuloskeletike perdoret me doze 40mg/dite e ndare ne 1-2 marrje, per dy dite; me tej vazhdohet me 20 mg. per 7-14 dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Rivleresimi i terapise duhet bere çdo 4 – 6 jave.
Shenim: Per indikacionet dhe pershkrimin me te hollesishem, mund te kerkohet gjykimi i specialistit reumatolog, informacioni i formulareve te praktikes mjekesore dhe fletes shoqeruese te barit. Nuk rekomandohet perdorimi tek femijet.
Komentet