Perdorimi i Azibiot (Azithromycine 200 mg / 5ml – 20 ml; 250 mg)

AZITHROMYCINE

Formë Doza: Tablete 250 mg flakon 200mg/5ml-20ml Pezulli

Emri gjenerik: Azithromycine

Emri Tregetar: Azibiot

Indikacionet dhe kriteret që përcaktojnë përdorimin: Bronchitis, pharingitis, infeksionet e traktit të sipërm respirator, pneumonia, tonsillitis, otit i veshit të mesëm. Si antibiotik që vepron intracellular është i preferuar për mjekimin e pneumonive atipike dhe virale. Vepron mirë mbi Klamidet, Haemophilusin dhe streptokokun. Morbus Crohn.

Kundërindikacionet: Në fëmijet nën 6 muaj në gratë shtatzena pasi kalon barrierën placentare, në gratë me fëmijë në gji. Kufizohet në Patologjitë e Heparit.

Efektet Anësore: Alergji, (urtikarie, prurit) rrallë vështirësi në frymëmarrje. Dhimbje koke, fotosensibilitet. Diarrhea, nauze, të vjella, dhimbje stomaku.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Ditën e parë merren 500 mg, pastaj vazhdohet me 1. tab. në ditë për 4 ditë. Jepet me stomak bosh, merret 2 orë pas ushqimit ose 1 orë para ushqimit/Antacideve. Kohëzgjatja e mjekimit është 5 ditë.

Në Morbus Crohn: Azytromicine 500 mg/ditë për 5 ditë në javë dhe në vazhdim. Azytromicine 500 mgr/ditë për tre ditë në javë i shoqëruar me Metronidazol 20mg/ kg/peshë për 4 javë.

Shënim: Ndervepron me preparatet duke ulur veprimin: Antacidet me përmbajtje alumini ose magneziumi, Sintrom, Warfarin, Bromkriptin, Carbamazepin, Digoxin, Terfenadine, Theophyline. Nuk rekomandohet të merret në rastet që paraqesin alergji nga Eritromycina dhe Makrolidët e tjerë.