IMIPRAMINE
Formë Doza: Tableta 25 mg
Emri gjenerik: Imipramine
Emri Tregëtar: Imipramine
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Episodi Depresiv Madhor; Depresioni Sekondar; Çrregullimet e Panikut me Agorafobia; Ankthit të përgjithësuar; ngrënies; dhimbjes kronike; Stresit pas Traumës; Narkolepsia; Enuresis nokturnae; Vëmendjes se Pamjaftueshme/ Hiperaktivitetit; Somnambulizmi; Ankthit të Ndarjes.
Kundërindikacionet: Defekte paraekzistuese në konduksionin kardiak; Infarkt i ri i miokardit; Shtatëzani; Laktacion; Me kujdes në Sëmundjet renale dhe hepatike si dhe gjatë ECT (elektroshokut).
Efektet anësore: Shkaktim i episodit maniakal; Ekzacerbim i çrregullimeve psikotike; Ekzacerbim akut i glaukomës së këndit të ngushtë; Efekte antikolinergjike (tharje të gojës, konstipacion, turbullim të shikimit dhe retension urinar); Efekte në sistemin autonom (hipotensioni ortostatik); Efektekardiake (takikardi, sheshim i valëve T, zgjatje e QT në EKG); Efekte neurologjike (konvulsione në personat me dëmtime organike trunore ose me epilepsi); Efekte alergjike; Shtim në peshë.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Përdoret per os, zakonisht me marrje dy-tre herë/ditë. Doza dhe mënyra e administrimit përcaktohet individualisht dhe adaptohet sipas gjendjes së pacientit. Në princip, çdo përpjekje mund të bëhet për të arritur një efekt optimal me dozat më të ulëta të mundshme, veçanërisht kur trajtohen pacientët e moshuar apo fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë paqëndrueshmëri në sitemin autonom. Fillohet me doza relativisht të vogla të cilat mund të rriten gradualisht.
Te adultët: Terapia fillon 25 mg/ditë dhe rritet gradualisht në javën e parë deri 75mg/ditë; në javën e dytë 150mg/ditë; javën e tretë 225mg/ditë; javën e katërt 250mg/ditë. Te të moshuarit: Terapia duhet të fillohet me doza shumë të vogla dhe rritja të kryhet gradualisht dhe me kujdes. Për pacientët mbi 60 vjeç dhe pa probleme mjekësore, imipramina fillohet me 25mg/ditë ditën e parë dhe rritje të dozës në 50mg/ditë ditën e dytë për javën e parë. Rritja e dozës vazhdon me 25mg çdo dy ditë deri në 150mg/ditë.
Për pacientët mbi 70 vjeç dhe për ata mbi 60 vjeç me probleme mjekësore apo demencë organike, është e arsyeshme që imipramina të fillohet me 10 mg/ditë. Rritja e dozës duhet të kryhet çdo tre-shtatë ditë dhe jo çdo ditë, duke i dhëne mundësi mjekut të vlerësojë efektet anësore përpara se të vendosë për rritjen e dozës.
Te fëmijët Imipramina përdoret te ata mbi 6 vjeç dhe fillohet me 1.5mg/ditë për kg/peshë dhe rritet gradualisht deri 5mg/ditë per kg/peshë. Në mjekimin e enurezës dozat më të përdorshme janë 50-100mg/ditë perpara gjumit.
Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi mbajtës duhet të jetë të paktën gjashtë muaj ose sa kohë ka zgjatur në episodin e parë. Një faktor për indikimin e trajtimit profilaktik është graviteti i episodeve depresive të mëparshme. Trajtimi profilaktik rekomandohet në qoftë se ka patur mbi dy episode, mjekimi është afatgjatë dhe vendoset nga mjeku psikiatër në varësi të ecurisë së gjendjes dhe manifestimit ose jo të efekteve anësore.
Kur duhet të ndërpritet mjekimi me Imipramine, ajo duhet bëre në mënyrë graduale për një periudhë një ose dy javore. Zvogëlimi i dozës duhet të kryhet me uljen e 25 mg çdo dy ose tre ditë, për të shmangur shfaqjen e simptomave kolinergjike.
Shënim: Dozat mbi 150 duhet të aplikohen në kushte spitalore. Nuk duhet të përdoret asnjëherë trajtimi i kombinuar me një IMAO. Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.
Komentet