CARBAMAZEPINE
Formë doza: Tablete 200 mg, flakon 100mg/5ml-100ml.
Emri gjenerik: Carbamazepine
Emri tregëtar: Equetro
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Antiepileptik: të gjitha format e epilepsisë përveç absancës dhe mioklonisë. Neuralgjia trigeminale. Çrregullimet e humorit (çrregullimet bipolar, mani acute dhe episode mikse; si terapi plotësuese në çrregullimet depressive); çrregullimet e sjelljes, kontrollit të impulseve, çrregullimet somatoforme, çrregullimet e personalitetit, etj.
Kundërindikacionet: Anomalitë e konduksionit kardiak, histori e depresionit të palcës së kockave, porfiri. Kujdes në prekjet hepatike ose renale, sëmundjet kardiake, reaksionet kutane, glaukoma, gravidancë dhe ushqim me gji.
Efektet anësore: Sedacion, konfuzion, dhimbje koke, diarre, leukopeni beninje tranzitore dhe rash kutan. Nauze dhe të vjella, marrje mendësh, dhimbje koke, ataksi, konfuzion dhe axhtim, çrregullime të shikimit, konstipacion ose diare, rash kutan, leukopeni dhe çrregullime të tjera hematologjike, më rrallë: hepatit, insuficiencë renale, sindroma Steven-Johnson, trombemboli, alopeci, artralgji, proteinuri, diskinezi, depression, impotencë, hyponatremi dhe edema.
Dozat: Si Antiepileptik: Fillohet 100-200 mg 1-2 x në ditë deri në 600-1200 mg ditë (ka raste 1600-2000 mg\ditë). Te të moshuarit dozat janë më të reduktuara. Te fëmijët deri 1 vjeç rekomandohet deri 100-200 mg\ditë, 1-5 vjeç 200-400 mg\ditë; 5-10 vjeç 400-600 mg\ditë, 10-15 vjeç 600-1000 mg\ditë. Bari ne flakon 2%-100 ml jepet per femije deri ne moshen 5 vjeç. Kujdes ndërveprimet me barnat e tjerë.
Për diagnozat psikiatrike: 1) Për çrregullimin bipolar (mosha mbi 13 vjeç) fillohet me 200 mg/ditë të ndarë në dy doza, pastaj rritet me 200 mg çdo javë për të arritur deri në dozë maksimale për adultët 400-600 mg/ditë. Në rastë të rralla mund të përdoren doza mbi 600/ditë, në raste të tilla rekomandohet konsultë nga Psikopediatri dhe matje e nivelit të Tegretolemisë. 2)Shtohet çdo javë nga 200 mg deri në arritjen e dozës maksimale prej 1200 mg/ditë.
Popullata të vecanta; duke pasur parasysh se karbamazepina sekretohet në rrugë renale në insufiçencë renale duhet të perdoren doza më të ulëta, në pacientë me insufiçencë hepatike dhe insufiçencë kardiake duhet të perdoret me kujdes.
Në moshat e mëdha mund të shfaqen me shpesh efekte anësore dhe paraqesin tolerancë më të mirë në doza më të ulëta. 1) Në fëmijët dhe adoleshentët në moshën 6-12 vjeç fillohet me dozë 100 mg/ditë dhe rrit me 100 mg çdo javë për të arritur dozën maksimale 400 – 600mg mg/ditë. Doza mbajtëse zakonishtështë 400-800 mg/ditë. 2) Gjatë gravidancës klasifikohet në kategorinë D te riskut. Gjatë laktacionit medikamenti është dedektuar në qumështin e gjirit.
Kohëzgjatja e mjekimit: Si Antiepileptik; Mund të jetë me vite. Si për të gjithë antiepileptikët preferohet që vendimi për fillimin ndërprerjen e mjekimit, të merret në Punktin e Epilepsive, Shërbimi Universitar i Neurologjisë, QSU Tiranë.
Komentet