Perdorimi i Augmentin (Amoxicilline Trihydrate+ Acid Clavulonic 625mg)

AMOXICILLIN TRIHYDRATE + ACIDUM CLAVULONICUM      

Forme doza: Tableta 625 mg

Emri gjenerik: Amoxicillin Trihydrate + Acidum Clavulonicum

Emri Tregetar: Augmentin

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Co-Amoxiklavi perdoret per mjekimin e infeksioneve te shkaktuara nga shatme  prodhuese te Beta-laktamazes (ku amoksicilina e vetme mund te mos veproje):

a) Infeksine te rrugeve te poshtme te frymemarrjes; b) Otit media; c) Sinusit; d) Infeksione te lekures; e) Infeksione te traktit genito-urinar dhe abdominale; f) Infeksine te renda dentare.

Kunderindikacionet: Nuk perdoret ne paciente me mbindjeshmeri ndaj Penicilines. Duhet perdorur me kujdes tek paciente me mbindjeshmeri ndaj Cefalosporinave, demtimet te funksionit renal, semundje gastro-intestinale (sidomos Koliti), demtime te funksionit te heparit,ne shtatezani, laktacion,eriteme multiforme.  

Efektet Anesore: Reaksionet e mbindjeshmerise te cilat mund te jene te lehta ose te renda. Çrregullime gastro-intestinale; te SNQ me dhimbje koke, konfuzion, pagjumesi, hiperaktivitet motor; Hematologjike jene me natyre alergjike eozinofili, hemolize, trombocitopeni.

Doza dhe menyra e perdorimit: 250 mg çdo 8 ore nga goja. Ne infeksionet e renda 500 mg çdo 8 ore. Perdoret ne moshen e adultit.

Kohezgjatja e mjekimit: Sipas rastit: Ne rastet e lehta 5–7 dite, te rendat 7–10 dite.

Shenim: Doza 625 mg nuk jane te pershtatshme per femije <12 vjeç /me P. <40 kg.