Perdorimi i Luminal (Phenobarbital 15 mg; 60 mg)

PHENOBARBITAL

Formë doza: Tableta 15 dhe 60 mg

Emri gjenerik: Phenobarbital

Emri Tregëtar: Luminal

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Epilepsia e gjeneralizuar (përveç absancës), konvulsionet febrile. Përdoret si qetësues para dhe pas operacionit dhe në pagjumësi.

Kundërindikacionet: Kujdes të moshuarit, fëmijët, personat me probleme mendore, funksionet e prekura hepatike pulmonare dhe renale, evito ndërprerjen e menjëhershme.

Efektet anësore: Përgjumësi, letargji, depresion mendor, ataksi, reaksione kutane, eksitim paradoksal, konfuzion te të moshuarit, hiperkinezi te fëmijët, anemi megaloblastike.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Për të rritur: Nga goja 60-120 mg\ditë, në darkë

Për fëmijet: Nga goja 4-6 mg/kg/ditë e ndarë në dy marrje.

Kohëzgjatja e mjekimit: Përcaktohet në varësi të ecurisë së sëmundjes dhe mendimit të mjekut neurolog.

Shënim: Kujdes ndërveprimet me barnat e tjerë.