Perdorimi i Bromocryptin (Bromocriptine 2.5 mg)

BROMOCRYPTINUM
Forme doza: Tableta 2.5 mg
Emri gjenerik: Bromocryptinum
Emri Tregetar: Bromocryptin

Indikacionet dhe kritertet e perdorimit: Per mjekimin e crregullimeve te ciklit menstrual qe varen nga prolaktina dhe te infertilitetit femeror (amenorre me ose pa galaktorre, oligomenorre, insuficience e fazes luteale, hiperprolaktinemite medikale), infertilitet femeror te pavarur nga prolaktina (ovar polikistik, cikel anovulator), simptomave premenstruale (zbutje e gjoksit, edeme ciklike, crregullime te sjelljes), hiperprolaktinemise ne meshkujt, prolaktinomave, akromegalia, frenim te laktacionit (per qellime mjekesore, pas abortit etj), semundje beninje te gjirit, e kombinuar me Levodopa perdoret per parkinsonin.

Kunderindikacionet: Hipersensibilitet. Toksemi e shtatzanesise, hipertension pas lindjes dhe ne puerperium. Nuk perdoret pas lindjes dhe puerperium per grate me presion te larte gjaku, semundje koronare ose crregullime mendore serioze.

Gjate mjekimit duhet kujdes per presionin e gjakut, si dhe ne te semure qe marrin barna per rregullimin e tij. Kur shfaqet hipertensioni dhe dhimbja e kokes duhet nderprere mjekimi. Me metoda diagnostike duhet menjanuar malinjiteti ne patologjite e gjirit kur perdoret bromcriptina. Kur gruaja deshiron nje shtatzani mjekimi me bromcriptine duhet nderprere. Kur shtatzania ndodh gjate nje adenome te hipofizes atehere gjate gjithe shtatzanesise duhet nje mbikqyrje e kujdesshme.

Efektet anesore: Ditet e para te mjekimit mund te shfaqen te perziera te lehta, marrje mendsh, lodhje ose vjellje. Mund te shkaktoj edhe hipotension ortostatik prandaj eshte e keshillueshme qe doza te rritet gradualisht. Mund te konstatohen edhe dhimbje koke, konstipacion, pergjumje dhe me rralle konfuzion, eksitim psikomotor, halucionacione, diskinezi, tharje goje dhe reaksione alergjike. Grate qe kane patur me pare semundjen Reino mund te kene edhe ftohje dhe zbehje te gishtave. Te gjitha keto efekte mund te menjanohen duke ulur dozen.

Doza dhe menyra e perdorimit: Per crregullimet e ciklit menstrual dhe infertilitetin femeror: 1.25 mg 2-3 here ne dite, kur nuk arrihet rezultat doza rritet deri ne 2,5 mg 2-3 here ne dite. Mjekimi vazhdon deri sa te normalizohet cikli menstrual dhe te rivendoset ovulacioni.

Per simptomat premenstruale: Mjekimi fillohet diten e 14 me 1.25 mg ne dite dhe pastaj rritet gradualisht deri ne 2.5 mg 2 here ne dite deri sa te fillojne menstruacionet.  Ne prolaktinoma: 1.25 mg 2-3 here ne dite duke e rritur dozen gradualisht deri ne 30 mg ne dite per te frenuar prolaktinen serike.

Ne akromegali: ne fillim 1.25 mg 2-3 here ne dite qe gradualisht rritet deri ne 10-20 mg ne dite ne vartesi nga pergjigja klinike dhe efektet anesore.

Per parandalimin e laktacionit: 2.5 mg ne diten e lindjes e qe vazhdohet me 2.5 mg 2 here ne dite per 14 dite.

Per frenimin e laktacionit: 2.5 mg ne diten e pare dhe qe pas 2-3 ditesh rritet ne 2.5 mg 2 here ne dite per 14 dite.

Per zmadhimin puerperal te gjirit dhe ne mastitin puerperal fillestar: perdoret nje doze e vetme prej 2.5 mg dhe mund te perseritet pas 6 – 12 oresh.

Ne semundjen beninje te gjirit: 1.25 mg 2-3 here ne dite duke e rritur gradualisht deri ne 5 – 7.5 mg ne dite.

Kohezgjatja e mjekimit:  Si me siper varet nga skema e mjekimit dhe lloji i semundjes.