Anemia hemolitike

Termi anemi hemolitike i referohet një sërë semundjesh gjaku të karakterizuara nga shkurtimi i jetës mesatare të rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve) në qarkullim dhe shkatërrimi i tyre i parakohshëm (hemoliza). Për më tepër, në rast të anemisë hemolitike, krijimi i qelizave të reja të kuqe të gjakut  është i pamjaftueshem për të kompensuar humbjen e tyre.

Hemoliza nenkupton shkatërrimin e parakohshëm dhe për rrjedhojë një reduktim i jetëgjatësisë mesatare të rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve) me pak se 120 ditë.

Permbajtja

Llojet e anemisë hemolitike

Ekzistojnë forma të ndryshme të anemisë hemolitike, të cilat mund të ndahen në dy grupe të mëdha, në varësi të llojit të shkakut që shkakton hemolizën (shkaterrimin e rruazave te kuqe).

– Anemia hemolitike nga shkaqe intraglobulare: kjo formë e anemisë hemolitike shkaktohet nga defekte intraglobulare, pra ndryshime të brendshme të qelizave të kuqe të gjakut.
Anomalitë që nxisin hemolizën (shkaterrimin) mund të jenë gjenetike ose të fituara dhe mund të përfshijnë proceset metabolike, funksionin ose membranën qelizore, pra strukturën e qelizave të kuqe të gjakut.
Ndër format e anemisë hemolitike që i përkasin këtij grupi, kujtojmë:

  • Favizmi;
  • Sferocitoza e trashëguar (reduktim në sipërfaqen e membranës së eritrociteve – rruazave te kuqe -, që përkthehet në formimin e sferociteve – qeliza të kuqe të gjakut më të vogla, sferike dhe më pak të deformueshme);
  • Hemoglobinuria paroksizmale e natës;
  • Talasemia.

– Anemia hemolitike nga shkaqe ekstraglobulare: Në këtë formë të anemisë hemolitike, hemoliza (shkaterimi) shkaktohet nga shkaqe të jashtme të qelizave të kuqe të gjakut, të cilat përndryshe nuk do të shkatërroheshin para kohe.
Ndryshimet e jashtme që mund të shkaktojnë anemi hemolitike, nga ana tjetër, mund të shkaktohen nga:

  • Ndryshimet e sistemit imunitar;
  • Intoksikimi nga komponimet ose barnat me aktivitet hemolitik ( bakër, plumb, dapsone, metildopa, sulfonamide, etj.);
  • Infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat që mund të shkaktojnë hemolizë nëpërmjet çlirimit të toksinave;
  • Patologjitë neoplazike ( tumoret );
  • Dëmtime mekanike ( trauma ).

Ndër format e ndryshme të anemisë hemolitike që i përkasin këtij grupi, kujtojmë aneminë hemolitike autoimune.

Simptomat

Simptomat e anemisë hemolitike mund të ndryshojnë në varësi të shkakut që shkakton hemolizën pra shkaterrimin e qelizave te kuqe (intraglobulare ose ekstraglobulare), prandaj në varësi të formës së anemisë që vuan pacienti dhe në varësi të faktit nëse hemoliza ndodh në nivel intravaskular ose ekstravaskular.
Në çdo rast, ndër simptomat më të zakonshme të anemisë hemolitike, kujtojmë:

  • Astenia (një ndjenjë lodhjeje, dobësie ose mungesë energjie);
  • Adynamia (mungese force muskulore);
  • Marramendje;
  • Hipotensioni (tension i ulet);
  • Të dridhura;
  • Ethe;
  • Zbehje;
  • Hemoglobinuria; që rezulton me urinë të kuqërremtë.
  • Verdhez
  • Splenomegali (shpretkë e zmadhuar)

Diagnoza

Diagnoza e anemisë hemolitike behet përmes një vlerësimi fillestar të simptomave të paraqitura nga pacienti dhe permes përdorimit të testeve specifike diagnostike dhe laboratorike, duke përfshirë analizat e gjakut për të përcaktuar nivelet e retikulociteve, bilirubinës indirekte, laktat dehidrogjenazës (LDH) dhe hekurit, të cilat rriten në rast të anemisë hemolitike.

Në mënyrë të ngjashme, në rastin e anemisë hemolitike të dyshuar, vlerësohen edhe nivelet e haptoglobinës në gjak, të cilat në rastin e hemolizës,  do të ulen.

Trajtimet

Trajtimi i saj gjithashtu ndryshon në varësi të shkakut që shkakton hemolizën. Për shembull, në rastin e anemisë hemolitike të shkaktuar nga ilaçet, në shumë raste, mjafton të ndërpritet trajtimi me përbërësit aktivë përgjegjës për hemolizën.

Megjithatë, në rastin e anemisë hemolitike të shkaktuar nga patologji (siç janë tumoret) ose nga mikroorganizmat, terapia zakonisht synon trajtimin e shkakut parësor që është përgjegjës për fillimin e hemolizës.

Në çdo rast, në përgjithësi, trajtimet farmakologjike që mund të zbatohen në rast të anemisë hemolitike përfshijnë dhënien e:

  • Medikamente kortikosteroide (të tilla si, për shembull, prednizoni );
  • Imunoglobulina intravenoze;
  • Imunosupresorët (të tillë si, për shembull, ciklofosfamidi ose azatioprina );
  • Terapi me agjentë kelatues, për të lidhur hekurin e pranishëm në tepricë në qarkullimin e gjakut ( hipersideremia );
  • Terapia me bazë hekuri (terapia marciale) kryhet për të kompensuar humbjen e hekurit e cila zakonisht ndodh vetëm në rastin e anemisë intravaskulare (d.m.th. kur ndodh hemoliza brenda enëve të gjakut ).

Së fundi, në disa raste mund të jetë e nevojshme të përdoret transfuzioni i gjakut ose operacioni për të hequr shpretkën ( splenektomia ).