ALENDRONAT+ CHOLECALCIFEROL
Formë Doza: Tablet 70mg+ 5600UI
Emri gjenerik: Alendronat + Cholecalciferol
Emri Tregtar: Fosavance
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Për trajtimin e osteoporozës postmenopauzale në grate me rrisk për pamjaftueshmëri të vitaminës D. Ajo redukton riskun për frakturën vertebrale dhe koksofemorale.
Kunderindikacionet: Hipersensitivitet ndaj substancave aktive apo cdo lloj substance shoqëruese. Anomali ezofageale apo cdo lloj anomalie tjetër e cila vonon zbrazjen ezofageale si striktuara apo akalazia. Crregullime aktive të traktit të sipërm gastrointestinal si: disfagi, sëmundje të ezofagut, gastritis, deudenitis, sëmundje ulceroze apo histori anamnestike (brenda vitit të fundit) për ulcer peptike, hemorragji gastrointestinale aktive apo kirurgji e traktit të sipërm gastrointestinal si edhe piloroplastik. Pamundësi për të qëndruar në këmbë apo në pozicionin ulur për 30 minuta. Hipokalcemia. Në pacientët me insuficenc renale ku GFR është më pak se 35ml në min.
Efektet Anesore: Të referuara sipas sistemeve. Sistemi imun: reaksione hipersensitiviteti si urtikarie dhe angioedema. Crregullime të metabolizmit: hipokalcemia. Sistemi Nervor: dhimbje koke, marrje mendsh, ulje e perceptimit të shijes. Në sy: uveitis, scleritis, episcleritis. Në vesh dhe sistemin labirintik: vertizhe. Sistemi gastrointestinal: dhimbje abdominale, dispepsi, diarre, konstipacion, flatulenc, ulcer ezofageale, RGE, disfagi, nauze, të vjella, erozione ezofageale, melena, striktur e ezofagut, ulceracione orofaringeale, perforacion të ulcers.
Në lekurë: alopeci, prurit, rash nga fotosensitiviteti, eritemë, reaksione kutane të rënda përfshi edhe Steven-Johnson. Në sistemin muskoloskeletik: mialgji, artralgji, enjtje artikulare, osteonekroz të nofullës, fraktura femorale atipike diafizale dhe subtrokanterike. Cregullime të gjëndjes së përgjithëshme: asteni, edema periferike, dobësi, frisone.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza e rekomanduar është një tablet një herë në javë. Tableta merret nga goja në mëngjes me stomakun boshe, me një gotë ujë (200ml) në pozicionin ulur ose në këmbë, pozicion i cili duhet të ruhet detyrimisht për 30 minuta (qëndrimi në këtë pozicion shmang irritimin ezofageal). Tableta pihet me ujë (kapërxehet) nuk përtypet (coptohet) në gojë pasi mund të shkaktojë ulceracione orofaringeale. Nuk rekomandohet marrja e antiacideve përpara marrjes së tabletës apo pirja me lëngje të tjera (përvec ujit) sepse ulet përthithja e barit. Nëse harrohet tablet në ditën e caktuar ajo mund të merret ditën tjetër në mëngjes me stomakun bosh, nëse tablet harrohet pa e pirë për më shumë se një javë, në javën pase ardhese merret vetëm një tablet dhe jo dy të tilla. Pacienti duhet të marrë suplemente me kalcium 500 – 1000mg në ditë nëse marrjet e tij me djetë jan të pamjaftueshme.
Kohëzgjatja e mjekimit: Kohëzgjatja e trajtimit të osteoporozës me biphosphonate nuk është e përcaktuar saktë. Nevoja për vazhdueshmërinë e mjekimit bëhet periodikisht me anë të vlerësimit të densitetit kockor nëpërmjet T scor-it në DXA cdo një vit si edhe testeve laboratorike të tolerancës dhe metabolizmit kockor. Kohëzgjatja e trajtimit është individuale por përdorimi i biphosphonateve konsiderohet i sigurtë për një periudhë kohore 3-5 vjet.
Shënim: Cdo 6 muaj pacienti duhet të realizojë: hemogram komplet me eritrosendimentacion, urin komplet, fosfatazën alkaline, kalcemin totale, azotemi, creatinemi dhe cdo një vit të realizoj DXA.
Komentet