THEOPHILLINUM
Forme doza: Tableta Retard 200 mg, 300 mg
Emri gjenerik: Theophyllinum
Emri Tregetar : Teotard R
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin:
-Për qetësimin e bronkospazmave: në të gjitha format e astmës bronkiale, SPOK, bronkit kronik obstruktiv, emfizemë pulmonare.
Kundërindikacionet: Në te semuret me: hipersensibilitet ndaj teofilines; ata qe vuajne nga semundjet e zemres dhe te heparit, gjate tre muajve te pare te shtatzanise; gjate periudhes se laktakcionit.
Efektet anësore: Gastrointestinale: nauze, të vjella, anoreksi; SNQ: marrje mendësh, dhimbje koke, pagjumësi dhe axhitim; C.Vaskulare: palpitacione, takikardi, çrregullime te ritmi kardiak,skuqje e fytyrës; Respiratore: rritje të frekuencës frymemarjes.
Doza dhe menyra e perdorimit: Merret ne forme tabl. 200-300 mg, çdo 12 ore.
Te moshuarit mbi 75 vjeç duhet te perdorin doza 15- 20% me te ulta se dozat normale per te rriturit.
Femijet mbi 6 vjeç:100 mg 3-4 here ne dite;
Femijet 3-6 vjeç 62,5mg 3 here ne dite (1 luge kafeje shurup –5 ml, 3 here ne dite).
Kohezgjatja e mjekimit: Sipas gjëndjes klinike.
Shenim: Duhet evituar dhënia e medik.simpatikomimetike kur perdoret Theofiline.
Komentet