ACID IBANDRONIC
Formë Doza: Tableta 150 mg
Emri Gjenerik: Acid Ibandronic
Emri Tregëtar: Bonviva
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Trajtimin e osteoporozës, të konfirmuar me DXA T-score <=-2.5 në pars lumbare ose kokso – femorale.
Kundërindikacionet: Hipersensivitet nga acidi ibandronic apo nga çdo përbërës i tij, hipokalçemia, anomali të ezofagut që çojnë në vonësë në zbrasjen e tij si akalzia apo striktura, pamundësi për të qëndruar me trupin drejtë për të paktën 60 min, në pacientët me insufiçiencë renale me klirens të kreatininës më pak se 30 ml/min, intolerancë ndaj galaktozës, gravidancë, laktacion.
Efektet Anësore: Të zakonshme: cefale, ezofagitis, gastritis, RGE, dispepsi, diarre, nauze, dhimbje abdominale, rash, artralgji, mialgji, dhimbje muskuloskeletike, krampe muskulare, gjendje pseudogripale. Jo të zakonshme: vertigo, ulçer ezofagale, strikturë e ezofagut, disfagi, të vjella, flatulencë, dhimbje mesi, lodhje.
Të rralla: reaksione hipersensitiviteti, inflamacion ocular, duodenitis, angioedema, urtikarie, edemë faciale, frakturë femorale diafizale dhe subtrokanterike. Shumë të rralla: Osteonekrozë të nofullës së poshtme.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza e rekomanduar është 150 mg një herë në muaj. Tabletat duhet të merren në të njëjtën ditë çdo muaj. Tabletat merren me stomakun bosh ose të paktën 6 orë të mos ketë konsumuar ushqim apo të ketë pirë ujë dhe 60 min duhet që pacienti të rrijë në pozicionin me trupin drejtë. Në rast se pacienti harron dozën e rradhës duhet që ta marrë tabletën të nesërmen në mëngjes. Marrja e tabletave të acidit ibandronic duhet të shoqërohet me marrjen e suplementeve të kalciumit me vitaminën D.
Kohëzgjatja e mjekimit: Kohëzgjatja e trajtimit të osteoporozës me biphosphonate nuk është e percaktuar saktë. Nevoja për vazhdueshmërinë e mjekimit bëhet periodikisht me anë të vlerësimit të densitetit kockor nëpërmjet T scor-it në DXA cdo vit si edhe të testeve laboratorike të tolerances dhe metabolizmit kockor. Kohëzgjatja e trajtimit është individuale por përdorimi i biphosphonateve konsiderohet i sigurtë për një periudhë kohore 3-5 vjet.
Shënim: Çdo 6 muaj pacienti duhet të realizojë: hemogramë komplet me eritrosediment, urine komplet fosfatazën alkaline, kalceminë totale, nivelin serik të vitaminës D3 1.25- (OH)2 D, azotemi, kreatinemi dhe çdo nje vit të realizojë DXA.
Komentet