Perdorimi i Clenil forte spray (Beclometasone 250 mcg/Inhalacion -200 doze)

BECLOMETHASONUM (DCL) DIPROPIONATE

Forme doza: 250 mcg inhalacion – 200 doza

Emri gjenerik: Beclomethasonum dipropionate  

Emri Tregetar:  Clenil forte spray

Indikacionet dhe kriteret  e perdorimit: Asthma bronchiale dhe Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).

Fillimi i mjekimit, doza kohezgjatja e mjekimit, modifikimi i terapise, ulja apo ngritja  e dozes, si dhe nderprerja e preparatit kerkon konsulten e specialistit.

Kunderindikacionet: Intoleranca nga ky medikament (shprehet me kolle irrituese, bronkospazem). Duhet nderprere dhe kaluar ne forme apo mjekim tjeter.

Efektet anesore: Efektet sistemike te kortikoideve te inhaluar jane minimale nen dozat 1000 mcg/dite. Ne tremujorin e pare te shtatzenise, sipas anketave epidemiollogjike, nuk jane pare malformacione. Nje perdorim i zgjatur gjate shtatzanise e ne doza te larta, rrallehere mund te jape nje vonese ne rritjen intrauterine.

Efektet lokale jane irritacioni i fytit, ngjirje zeri apo kandidoze ne mukozen e gojes. Kalon me nderprerjen apo shplarjen e gojes pas cdo inhalacioni.

Doza dhe menyra e perdorimit: Doza ne vartesi te formes e stadit te semundjes   dhe moshes se pacientit: Te rriturit:  Astma persistente e lehte: 500 mcg /dite

Astma persistente e mesme: 500 – 1000 mcg /dite

Astma persistente e rende : 1000 – 2000 mcg/dite

Medikamenti merret zakonisht ne dy doza: ne mengjes dhe ne darke. Ne rast rendimi mund te jepet dhe ne tre marrje.

Tek femijet mbi 6 vjeç: perdoret 50-100 mcg cdo 6-12 ore ne dite.

Dozat nuk jane fikse; ne vartesi te ecurise se semundjes ato ndryshojne ne te dy senset: ngrihen kur semundja rendohet dhe ulen kur astma permiresohet dhe zbret ne nje stad me te lehte.

Kohezgjatja e mjekimit: Eshte mjekim mbajtes, mjekues, qe vazhdon pa nderprerje muaj e vite. Nuk eshte mjekim per qetesimin e krizes se astmes. Zakonisht rivleresimi per modifikimin e dozave behet pas tre muaj mjekimi te vazhdueshem.