Perdorimi i Physiotens (Moxonidine 0.4 mg)

MOXONIDINE

Forme Doza: Tableta 0,2 mg, 0,3mg, 0,4mg

Emri Gjenerik: Moxonidine

Emri Tregetar: Physiotens

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:

Moxonidina rekomandohet për trajtimin e Hipertensionit.

Doza fillestare standarte e Monoxodinës është 0.2 mg në ditë. Doza maximale e Monoxidinës është 0.6 mg në ditë, e ndarë në dy doza (dy herë në ditë). Doza maximale e administruar një herë në ditë është 0.4 mg. Monoxidina mund të administrohet esëll apo gjatë ushqimit.

Tek pacientët me sëmundje Renale kronike apo stadet më të lehta deri në ato më të avancuarat doza fillestare është 0.2 mg në ditë. Në rastet kur nuk dominohet Hipertensioni doza mund të rriten deri në 0.4 mg në ditë.

Tek pacientët në Hemodializë dhe dializë peritoneale doza fillestare është 0.2 mg në ditë. Kur është e nevojshme dhe bari tolerohet mire, doza maximale është 0.4 mg në ditë.

Monoxidina nuk duhet të administrohet tek fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç.

Kundërindikacionet:

Monoxidina kundërindikohet tek pacientët me:

  • Hirersensitivitet ndaj substancës aktive apo përbërseve të tjerë.
  • Sindromi i Sinusit të Sëmurë.
  • Tek pacientët me bradikardi (frekuenca e rrahjeve kardiake < 50/min).
  • Bllok AV të gradës së dytë apo të tretë.
  • Me Insuficiencë kardiake.

Efektet Anësore:

Efektet anësore më të shpeshta që shoqërohen me marrjen e medikamentit përmendim: Tharje e gojës, asteni, somnolencë, marrje mendsh.

Këto simptoma zakonisht zhduken mbas javëve të para nën trajtim.

Gjithashtu trajtimi me Moxonidinë mund të shoqërohet me diarre, nauze, të vjella, dispepsi, rash, prurit, dhimbje mesi. Më rrallë mund të shoqërohet me bradikardi, zhurmë në vesh, sinkop, hypotension ortostatik, angioedema, edema.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Doza fillestare në pacientët me SRK nga stadet e lehta në të përparuarat është 0.2 mg në ditë. Në rastet kur nuk ka efektin e pritur mund të rritet në 0,4 mg në ditë.

Medikamenti mund të merret një herë në ditë apo i ndarë në dy doza (dy herë në ditë).

Kohëzgjatja e mjekimit:

Për aq kohë sa medikamenti është efikas dhe nuk shoqërohet me efekte anësore, mund të përdoret sipas rekomandimit të mjekut.

Shënim: Duhet administrim i kujdesshëm i barit duke patur parasysh sëmundjet shoqëruese tek pacienti dhe efektet anësore, të cilat mund të rëndojnë gjendjen e pacientit.