PREDNISONUM
Forme doza: Tableta 5 mg
Emri gjenerik: Prednisonum
Emri Tregetar: Deltacorten
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne mjekimin e astmes, ne semundjet inflamatore te zorreve, semundje reumatologjike dhe te lekures.
Kunderindikacionet: Paciente me Morbus Cushing, osteoporoze e perparuar, paciente me çrregullime mendore, paciente me TBC ne fazen aktive, grate shtatzena.
Efektet anesore: Hipertension, Diabet steroid, osteoporoze, çrregullime mendore (depresion), Sindrom Cushing, nderprerje e rritjes tek femijet, ulçera peptike, perphapje e shpejte e infeksionit.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza fillestare varion nga 10 -20 mg ne dite. Ne disa raste te renda mund te nevojiten deri ne 60 mg ne dite. Zakonisht preferohen ne dy marrje, ne mengjes dhe ne dreke ose pasdite ( por jo ne darke ), si dhe pas ushqimit.
Doza fillon te ulet gradualisht pas arritjes se rezultatit te kerkuar. Doza mbajtese varion nga 2.5 – 15 mg ne dite, por doza me te medha mund te nevojiten. Efektet kushingoide fillojne te shfaqen kur dozat jane mbi 7.5 mg ne dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Percaktohet nga semundja baze dhe nga objektivi terapeutik i caktuar. Varion nga disa dite ne disa muaj.
Komentet