LAMOTRIGINE
Forma doza: Tableta me 25 mg, 50 mg, 100 mg dhe 200 mg
Emri gjenerik: Lamotrigine
Emri tregetar: Arvind
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Si normalizues humori: Indikohet në trajtimin e të gjitha Çrregullimeve bipolare, çrregullimeve depresive refraktare, si terapi mbajtëse ose terapi shtesë në kombinim me psikotropë të tjerë. Si Antiepileptik: Indikohet në krizat parciale pa ose me gjeneralizim sekondar, si mjekim shtesë ose si monoterapi. Zakonisht si alternative në pacientët me formë rezistente të epilepsisë.
Kundërindikacionet: Hipersensibiliteti ndaj barit. Insuficienca renale dhe hepatike. Kujdes ndërveprimin e barnave.
Efektet anësore: Shenja kutane, somnolencë, dhimbje koke, çrregullime gastrointestinale, irritabilitet, diplopi, konjuktivit, vertigo, agresivitet, konfuzion, alterime hematike (leukopeni, trombocitopeni). Mund të shkaktojë rritje të transaminazeve, ndaj kërkohet monitorimi i funksionit hepatik.
Dozat dhe mënyrat e përdorimit: Monoterapi: Te adoleshentët dhe të rriturit, fillimi i mjekimit bëhet me doza 25 mg në ditë, me rritje 25 mg çdo 2 javë deri në marrjen e përgjigjes terapeutike dhe tolerancës ndaj barit për secilin pacient. Rekomandohet marrja në një ose dy marrje ditore. Doza maksimale vendoset sipas secilit pacient dhe luhatet nga 100 – 200 mg në ditë. Rrallë doza mund të rritet edhe më shumë. Në rastet refraktare të çrregullimit bipolar ose depresiv të shtohet doza deri në 400 mg/ditë me rekomandim të mjekut specialist (psikiatrit).
Politerapi: Te adoleshentët (mbi 12 vjeç dhe të rriturit), merret në konsideratë medikamenti antiepileptik që përdor i sëmuri dhe kombinimet e ndërveprimet sipas secilit rast. Në rastin e kombinimit me medikamente antiepiletikë nxitës të enzimave hepatike, doza ditore e lamotriginës mund të arrijë në 200-400 mg në ditë, në dy marrje.
Kohëzgjatja e mjekimit: Për diagnozat psikiatrike; Mjekimi mund të jetë afatgjatë, në varësi të efikasitetit dhe tolerancës. Per diagnozat Neurologjike; Mjekimi mund të zgjatet me vite. Vendimi për fillimin e mjekimit dhe për ndërprerjen e tij, duhet të merret në Punktin e Epilepsive, Shërbimi Universitar i Neurologjisë, QSU Tiranë.
Shënim: Lamotrigina është një antiepileptik i serisë së re, me gamë të gjerë përdorimi, zakonisht përdoret si mjekim i vetëm ose shtesë në rastet me epilepsi resistente ndaj terapisë.
Komentet