Perdorimi i Propanolem (Propranolol 40 mg)

PROPRANOLOLUM

Forme doza:  Tableta 40 mg

Emri gjenerik: Propranololum

Emri tregetar:  Propanolem

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Hipertension, Angina pectoris, IAM, takikardi sinusale, Aritmi supraventrikulare (takikardi, fibrilacion dhe flater atrial, takikardi funksionale) ventrikulare (ES,TV), Manifestime kardiovaskulare te hipertireozes, KMP obstruktive, migrene, tremor ne feokromocitome esenciale.

Kunderindikacionet: Hipersensitivitet ndaj propranololit ose ndonje perberesi te te produktit, bradikardi sinusale, disfunksion i nyjes sinusale, bllok a-v me i larte se grada I, shok kardiogjen, infuficience kardiake e dekompesuar, semundje bronkospastike, shtatzani trimestri II dhe III.

Efektet anesore: Asteni, bradikardi simptomatike, turbullime digjestive (gastralgji, nauze, te vjella), rritje te shkalles se bllokut ekzistues, insuficience kardiake, bronkospazma, hipoglicemi, hipotension, sindrome Raynaud, rendim i claudication preekzistues, manifestime kutane psoriatiforme.

Doza dhe menyra e perdorimit: 40 – 160 mg /dite ne dy marrje.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.