DICLOFENAC NATRIUMI
Forme doza: Flakon 1% ne 5 ml
Emri gjenerik: Diclofenac natriumi
Emri Tregetar: Dicloftil
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Trajtimi i gjendjeve inflamatore me origjine jo infeksioze. Parandalimi i inflamacionit pas nderhyrjeve kirurgjikale te kataraktes dhe ne interventet e tjera te segmentit anterior. Pengimi i miozes gjate kirurgjise se kataraktes, trajtimi i manifestimeve doloroze post keratektomi fotorefraktive.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet ndaj njerit nga perberesit. Episode te meparshme te krizes astmatike te lidhura me perdorimin e antiinflamatoreve josteroide ose salicilateve.
Efektet anesore: Djegie dhe kruajtje dhe/ose turbullim te pamjes menjehere pas aplikimit.Te rralla: hipersensibilitet me skuqje dhe prurit, keratitits punctata superficialis, fotosensibilitet.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne gjendjet inflamatore me natyre joinfeksioze 3 here ne dite nga 1 pike. Ne kirurgjine e katarakteve dhe segmentit anterior perdoret: 4 here 1 pike ne sy 2 ore para nderhyrjes. Ne periudhen pas operacionit 4 here ne dite nga 1 pike ne sy per 3 jave. Pas keratektomise fotorefraktive 2 here nga 1 pike 1 ore pas operacionit dhe pastaj 4 here nga 1 pike ne 24 oret pasuese.
Kohe zgjatja e mjekimit: 10 dite deri ne 3 jave pas nderhyrjes kirurgjikale. Ne gjendjet inflamatore me natyre jo infeksioze per aq kohe sa ka nevoje.
Komentet