FLUTICASONE PROPIONATE
Forme doza: Flakon 125 mcg/doze (flakon me 120 doza inhalacion)
Emri gjenerik: Flutikasone Propionate
Emri Tregetar: Flixotide
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Astma Bronkiale- mjekimi mbajtes. dhe Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).
Kunderindikacionet: Flutikasone propionate kunderindikohet ne paciente me hipersensibilitet ndaj nje prej perberesve te tij.
Efektet anesore: Kandidoze orofaringeale, kandidoze sistemike, disfoni, tharje te gojes dhe fytit, mund te shfaqet bronkospazem paradoksale, etj.
Doza dhe menyra e perdorimit: Sipas moshes dhe formes se semundjes: Doza ditore: 4-16 vjec: 100-500 mcg; mbi 16 vjec: 500-1000 mcg
Kohe zgjatja e mjekimit: Muaj ose vite ne varesi te ecurise se semundjes:
Astma Bronkiale ne formen persistente te lehte – Flutikasone Propionate 125 mcg perdoret ne minimum per tre muaj si mjekim mbajtes 1- 2 inhalime ne dite; me pas per vazhdimin e tij vendoset ne varesi te gjendjes nga mjeku Alergolog, Pneumolog, spec. S. Profesionale.
Astma Bronkiale forma persistente e mesme – perdoret si mjekim mbajtes 2×2 deri ne 2×3 inhalime ne dite, minimumi 3-6 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me specialistin.
Astma Bronkiale forma persistente e rende– perdoret mjekimi mbajtes 2×2 deri 2×4 inhalime ne dite per nje periudhe rreth 6-8 muaj; me pas caktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me specialistin.
Semundje Pulmonare Obstruktive kronike: 2 inhalime ne dite, me cikle 15-30 ditore ne periudhat e acarimit te semundjes.
Shenim: Si rregull doza varion ne varesi te gravitetit te semundjes: mjekimi mbajtes per te gjitha rastet vazhdon 3-6 muaj. Nese astma kontrollohet per 3 muaj rrjesht tentohet te ulet doza gradualisht (step down); nese nuk ka permiresim doza rritet.
Komentet