Perdorimi i Onbrez Breezhaler (Indacaterol Maleate 150 mcg; 300 mcg)

INDACATEROL MALEATE

Forme Doza: Kapsula 150mcg, 300 mcg (per inhalacion)

Emri gjenerik: Indacaterol Maleate

Emri Tregetar: Onbrez Breezhaler

Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Onbrez Breezhaler eshte nje beta 2- agonist me veprim afatgjate i indikuar per trajtimin bronkodilatator afatgjate te pacienteve me Semundje obstruktive Kronike (SPOK) nga stadi i mesem deri ne ate te avancuar (stadi i II-te i III-te dhe i IV-te).

Kunderindikacionet: Kunderindikohet vetem ne rastet e hipersensitivitetit nga indacateroli.

Efektet Anesore: Efekte anesore jane si nazofarengiti, kolla rinorreja, si dhe hipersensitiviteti nga indacateroli.

Doza dhe menyra e perdorimit: Doza e rekomanduar e Onbrez Breezhaler eshte inhalacion nje here ne dite i nje kapsule 150 mg nepermjet inhaluesit te Onbrez breezhaler. Doza 300 mg e inhaluar nje here ne dite e Onbrez Breezhaler ka treguar te jape perfitime shtese tek disa paciente vecanerisht tek ata me SPOK ne stad mjaft te avancuar. Maksimumi i dozes se Onbrez Breezhaler eshte 300 mg ne dite. Fillimi i shpejte i veprimit ( brenda 5 min) dhe mbajtje 24 oreshe e bronkodilatimit vetem me nje doze ditore.

Kohezgjatja e mjekimit: Eshte per trajtimin kronik te semundjes se SPOK-ut qe eshte ne varesi te stadit dhe gjendjes se semundjes.