Perdorimi i Potassium Efferveffervescent (Potasium Chloride combinations)

Potassium Chloride Combinations

Formë Doza: Paketë

Emri Gjenerik: Potassium Chloride Combinations

Emri Tregtar: Potassium Efferveffervescent

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:

Potassium chloride combinations është suplement i kaliumit me përdorim oral, në formë paketash 6.25 gram.

Joni kalium është përbërësi kryesor intraqelizor dhe merr pjesë në shumë procese fiziologjike të rëndësishme në organizëm. Ulja e nivelit të tij në gjak (hipokalemia) ndodh në pathologji renale, gastrointestinale, endokrine, si efekt anësor i medikamenteve (diuretikëve) etj, dhe efektet në zemër nga hipokalemia mund të jenë fatale. Gjithashtu, hipokalemia mund të çojë në paraliza flakside të muskujve.

Në këto raste këshillohet dhënia e suplementeve të kaliumit si me perfuzione dhe për os. Por nëse në pathologjitë gastrointestinale, endokrine, apo nga abuzimi me diuretikë hipokalemia mund të korrigjohet, kjo mbetet e vështirë për t’u korrigjuar në defektet renale tubulare, sidomos kur hipokalemia është severe.

Gjatë trajtimit me suplemente të kaliumit është e rëndësishme tëkontrollohen marrjet ushqimore të tij në dietë.

Nuk rekomandohet përdorimi i suplementeve të kaliumit së bashku me medikamentet kalikursyes (triamtereni, amiloridi,spironolaktoni) për shkak të riskut të rritjes së kaliumit në gjak.

Kundërindikacionet:

Hipersensibiliteti nga bari.

Gjendjet e hiperkalemisë nga shkaqe të ndryshme: acidoza sistemike nga diabeti, insuficienca renale, gjendjet e dehidrimit të rëndë dhe të shpejtë, hemoliza, insuficienca kortikosurenale, marrja e preparateve që mbajnë kaliumin në organizëm (diuretikët, ACE-I, ARB), rabdomioliza, djegiet.

Efektet Anësore:

Hiperkalemia është ndër efektet e pritshme gjatë trajtimit me suplemente të kaliumit dhe risku që ka ajo për sistemin përçues të miokardit, aritmi.

Efekte të tjera anësore janë: diskomfort abdominal, diarre, nauze, të vjella, konfuzion mendor, ankth, parestezi të këmbëve dhe duarve, dobësi trupore, dispne dhe respiracion sipërfaqësor.

Këto efekte anësore shfaqen më shumë kur preparati nuk shoqërohet me ushqime, nuk hollohet me sasinë e duhur të ujit dhe nuk është tretur mirë në të.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Ky bar do të jepet sipas përshkrimit të mjekut specialist si në femijët dhe adultët, në varësi të gjendjes.

Për adultet rekomandohen 1-10 paketa në ditë, duke monitoruar kaliumin në gjak herëpashere.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Sipas gjendjes dhe ecurisë së sëmundjes dhe vlerësimit të specialistit.

Shënim: Mbajtja e niveleve të kalemisë brenda normës.