Perdorimi i Dolonica (Oxycodone 10 mg)

OXYCODONE

Formë doza: Tabletë me lëshim të shpejtë (ose te ngadalte) 10 mg

Emri gjenerik: Oxycodone

Emri tregtar: Dolonica

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Oksikodoni është një element i fortë alkaloid semisintetik i derivuar prej Tebainës, përdoret për trajtimin e dhimbjes kronike në diagnoza me kancer dhe jo kancer neuropati, neuralgji te ndryshme, gangrene, dhimbje kronike komplekse regjionale, dhimbje kronike muskuloskeletale, rekomandohet për dhimbjet nga e moderuar në të fortë sipas shkallës së analgjezisë.

Forma farmaceutike është me lëshim të ngadaltë dhe te shpejte, indikohet për trajtime mbajtëse të vazhduara të dhimbjes pas vlerësimit dhe titrimit të një opioidi të fortë me lëshim të shpejtë për disa ditë, praktikisht të morfinës me lëshim të shpejtë. Ky medikament ka një potencë rreth 1.5-2 herë më të madhe se morfina. Mbahen gjithmonë parasysh dozat ekuianalgjezike të konvertimit të opioideve.

Kundërindikacionet: Reaksione alergjike ndaj opioideve, Astma bronkiale, Bronkopneumopati kronike obstructive, Okluzion intestinal, Insufiçiencë renale, Bradikardi.

Efektet anësore: Konstipacion, Tharje e gojës, Djersë, Dhimbe koke, Përgjumje, Marje mendsh, Dobësi.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Marja e medikamentit bëhet me orë fikse 10 mg çdo 12 orë per ate me leshim te ngadalte dhe cdo 6 ore per ate me leshim te shpejte gjatë ose pas ushqimit, tabletat asnjëherë nuk duhet të ndahen ose coptohen.

Dozat mund të rriten deri në 60-80 mg në ditë dhe dozat më të medha se 80 mg në ditë janë të rekomanduara për pacientë opioid tolerant, pra, për pacientë që janë mjekuar më shumë se një javë me morfinë mbi 60 mg apo fentanyl 25 dhe 50 mcg.

Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekimi me Oksikodon është vetëm për dhimbje dhe situata që vazhdojnë gjatë, për disa muaj, nuk rekomandohet në situata që vlerësojmë që dhimbja mund të largohet brenda disa ditëve.