Perdorimi i T4 (Levothyroxine Sodium 50mcg; 100 mcg; 200 mcg)

LEVOTHYROXINE

Forme doza: Tableta 50, 100, 200 µg

Emri gjenerik: Levothyroxinum Natricum

Emri Tregëtar: T4

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Hypotireoze, Terapi frenuese e TSH.

Kundërindikacionet: Çrregullime kardiake, mixedemë e zgjatur, insufiçiencë surenale, hipertireozë e deklaruar.

Efektet anësore:

Aritmi, dhimbje anginoze, takikardi, krampe në muskujt skeletale, dhimbje koke, gjendje eksitimi, djersitje, diarre, pagjumësi, veçanërisht në rast mbidozimi të preparatit.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Esëll në mëngjes, të paktën gjysëm ore përpara ushqimit. Doza përcaktohet nga mjeku endokrinolog, por si rregull varion nga 25 – 250 µg në ditë në një dhënie të vetme në mëngjes. Në moshat mbi 50 vjeç, me hypothyreosë mjekimi fillohet me doza të vogla 12.5 mg – 25 mg. Dhe rritet në mënyrë progresive çdo 10-15 ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Në rast hypotireozë mjekimi është për gjithë jetën.