ACIDUM FOLICUM
Forme doza: Tableta 5 mg
Emri gjenerik: Acidum Folicum
Emri tregetar: Acid Folic
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Anemia megaloblastike nga mungesa e acidit folik, ne semundiet e melcise, si mjekim profilaktik jepet ne anemite hemolitike kronike, tek te semuret ne ne dialize, ne malabsorbimet, pas gastrektomise, ne grate shtazena dhe me femije ne gji, ne anemite aplastike, mielosklerose.
Kunderindikacionet: Nuk ka kundereindikacione absolute, vetem ne rastet e mbindjeshmerise ndaj tije. Acidi folik nuk duhet dhene i vetem ne mjekimin e anemise pernicioze dhe semundeive te tjera te shoqeruara apo te shkatuara nga mungesa e B12.
Efektet anesore: Ne raste te rralla mund te shfaqen reaksine alergjike me eriteme, rash kutan, te kruara, probleme respiratore si pasoje e bronkospazmes. Perdorimi i dozave te medha mund te shkaktoje cregullime te gjumit, veshtiresi ne perqendrim, nervozitet, konfuzion, depresion mendor.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne mjekimin anemise megaloblastike nga mungesa e acidit folik jepet 5 – 15 mg/dite per 4 muaj , pastaj mund te vazhdohet me 5 mg ne dite vazhdimisht ose me nderpreje sipas shkakut. Tek femijet deri ne 1 vjet acidi folik jepet 0,5mg /kg/dite, ndersa femijet mbi 1 vjet marin dozen e te rriturve. Ne hemolizat kronike apo dialize zakonisht perdoret 5mg /dite. Ne grate shtatzena dhe me femije ne gji perdoret nga 0,2–0,5 mg/kg/dite.
Kohezgjatia e mjekimit: Ne anemite megaloblastike nga mungesa e acidit folik kur njihet shkaku dhe ai eliminohet duhet perdorur 4 muaj me qellim qe te mbushen depot e rezerves, neqse shkaku nuk eliminohet ai mund te vazhdoje gjithe jeten ose here pas here. Si profilakasi ne hemolizat kronike zgjatia e mjekimit mvaret nga thellesia e hemolizes dhe perseritja e tyre por ne pergjithesi gjithe jeten. Ne te semuret ne dialize varet nga shpeshtesia e sencave te dializes. Ne grate shtatezena dhe me femije ne gji mjekimi mund te zgjase gjate te gjithe shtatzanise si dhe deri ne heqien e gjirit. Ne semundiet e tjera varetnga qellimi i dhenies se acidit folik.
Shenim: Duhet patur kujdes me nderveprimin me medikamente te tjera si psh perdorimi i sulfanilamideve pakson perthithjen e acidit folik, perdorimi i zgjatur i acidit folik ul perqendrimin plazmatik te Vit. B12, ul perthithjen e zinkut etj.
Komentet