FELODIPINUM
Forme doza: Tablete 5mg; 10mg
Emri gjenerik: Felodipinum
Emri Tregetar : Felodipine STADA
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:Vetem ose e kombinuar me klasa te tjera indikohet ne trajtimin e HTA dhe Angina pectoris.
Insuficience kardiake kongjestive: te monitorohet gjate perdorimit: frekuenca kardiake, TA, shenjat dhe simptomat e insuficiences kardiake.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet nga felodipina, ndonje nga perberesit e preparatit ose ndonje kalcibllokues
Efektet anesore: Skuqje fytyre, afshe, dhimbje koke, edema periferike, takikardi reflektore, hypotension, hiperplazi gingivale. Ndervepron me Cimetidinen, antiepileptiket dhe lengun e qitros. Edema periferike eshte efekti anesor me i zakonshem ndodh brenda 2-3 javeve nga fillimi i mjekimit. Titrimi i dozes behet pas 2 javesh nga fillimi i mjekimit.
Doza dhe menyra e perdorimit: 2.5-10 mg/d ne nje marrje, doza fillestare e zakonshme 5 mg/d, rritje me 5 mg me intervale 2 javore nese nevojitet me doze maksimale 10 mg/d. Pacientet e moshuar dhe ata me insuficince hepatike duhet ta nisin perdorimin me doze me te vogel.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtim kronik.
Shenim: Perdorim me kujdes ne paciente me insuficience kardiake vecanerisht kur perdoret njekohesisht edhe me betabllokuesit.
Komentet