ACICLOVIRUM
Forme doza: Tableta 200 mg, 400 mg dhe 800 mg
Emri gjenerik: Aciclovirum
Emri tregetar: Medovir
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne infeksionet virale te shkaktuara nga Herpes Simplex, te lekures dhe membranave mukozes orale (rekurence). Trajtimi dhe parandalimi i H. Simpleks tek personat me imunitet te komprementuar, perfshi AIDS (oral dhe genital).
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet i njohur ndaj aciklovirit. Nuk rekomandohet ne femije nen 2 vjec. Kujdes duhet treguar ne shtatzani, ushqyerje me gji dhe demtime renale.
Efektet anesore: Rash, çrregullime g. intestinale, rritje te bilirubines, transaminazave, azotemise, kreatinemise, dhimbje koke, reaksione neurologjike, marrje mendsh, lodhje.
Doza dhe menyra e perdorimit: Trajtimi i Herpes Simpleks oral: 200 mg (400 mg ne te imunokompromentuarit ose me ndryshime te thithjes) 5 here ne dite.
Trajtimi i Herpes Simpleks genital, episodi i pare: 400 mg 3 here ne dite.
Trajtimi i Herpes Simpleks rekurent: 400 mg 3 here ne dite (5 dite), ose 800 mg 3 here ne dite (2 dite). Parandalimi i H. Simpleks tek personat me imunitet te komprementuar: 200-400 mg 4 here ne dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi i Herpes Simpleks 5 dite. Parandalimi i rekurencave mund te zgjase 6-12 muaj. Herpes Simpleks genital, episodi i pare : 7-10 dite. Herpes Simpleks genital rekurence: per 2- 5 dite, ne varesi te dozes. Ne peresonat e imunokompromentuar (perfshi AIDS): 14-21 dite.
Komentet