Perdorimi i Sintrom (Acenocoumarol 4 mg)

ACENOKUMAROLUM  

Forme doza: Tab.  4 mg

Emri Tregetar :   Sintrom

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Antikoagulues kumarinik. Parandalimi dhe mjekimi i semundjeve tromboembolike: Flebotromboza dhe tromboflebiti, Sindroma tromboembolike (emboli pulmonare, emboli periferike), parandalimi i tromboembolive pas nderhyrjeve kirurgjikale, obstetrikale, pas infarktit te miokardit, ne fibrilacionet aurikulare, atriale, semundjen kardiake reumatizmale, ne te semuret me proteza valvulare, ne kardiomiopatite e dilatuara, prandalimi i trombozave koronare, ne iskemite cerebrale tranzitore.

Kunderindikacionet: Diatezat hemoragjike, demtimet e renda te parenkimes se hepatike apo renale, ulcera g. Int, AVC, perikarditet akute, endokarditin infektiv, hipertensionin e formes se rende, aktivitet e rritura fibrinolitike (operacionet pulmonare, prostates, uterusit, shtatezani). Ne rastet e hipersensibilitetit, ne te semure qe nuk bashkepunojne/ s’kane mbikqyrje mjeksore (alkolistet, te semuret psiqike).

Efektet anesore: Hemoragji g.intestinale, hematuri, metroragji, hemoragji ne sy, ekimoza dhe hematoma te cilat te bejne qe te nderpritet mjekimi, e fillohet vitamine K, deri ne rritjen e nivelit te protombines ne shifrat e lejuara. Rralle mund te takohen anoreksi, nauze dhe te vjella, me rralle mund te verehet demtime te melcise.

Doza dhe menyra e perdorimit: Perdoret vetem ne rruge orale. Diten e pare jepen 8 – 12 mg; Diten e dyte jepen 4 – 8 mg. Doza mbajtese 1-8 mg ne vartesi te nivelit te protrombines i cili duhet te mbahet 15–40 %. Nuk duhet te behen injeksione im /iv.

Kohezgjatja: Varet nga qellimi dhe rezultatet e mjekimit te semundjes baze.

Shenim: Kujdes dhenien e barit ne te semure me: insuf. CV te rende; disfunksion hepatik me: salicilate, alopurinoli, steroidet anabolizante, androgenet, antimalariket, disa antibiotike, cimetidina, hormonet e tiroides, tamoxifeni etj mund te shkatoje nje fuqizim te veprimeve antikoaguluese) ose paksim te veprimit antikoagulues kur shoqerohet me barbituratet, diuretiket merkuriale, digitaliket, tetraciklina.