Perdorimi i Fluticapen (Fluticasone Propionate 500mcg -60 doza)

FLUTICASONE PROPIONATE

Forme Doza: Pompë 500 mcg -60 doza

Emri Gjenerik: Fluticasone Propionate

Emri Tregetar: Fluticapen

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:

Fluticasone propionate bën pjesë në grupin e kortikosteroideve që merren me anë të inhalimit (ICS). Doza 500 mcg kategorizohet si dozë e lartë dhe rekomandohet të përdoret në astmën persistente të rëndë, e cila kontrollohet me veshtirësi ose në rast krizash të shpeshta, e kombinuar me LABA dhe me një kortikosteroid oral për pak ditë. Të njëjtin indikacion ka në rastin e sindromit të mbivendosjes SPOK /asthma. Për sa i përket të sëmurëve me SPOK, Fluticasone 500 mcg nuk rekomandohet të përdoret si monoterapi, por e kombinuar me LABA+LABA në stadin C dhe D të sëmundjes.

Kundërindikacionet:

Hipersensitiviteti ndaj principit aktiv ose përbërësve të tjerë, infeksionet e patrajtuara bakteriale, fungale ose tuberkulare të traktit respirator.

Efektet Anësore:

Rash kutan, të kruara, vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje, kollë, enjtje të buzëve, fytyrës, gjuhës, dhembje koke, rrjedhje hundësh, ngjirje zëri, tharje ose irritim i fytit, kandidozë orale, temperaturë, infeksion i veshëve, hipertension, hemorragji subaraknoidale, çrregullime psikiatrike etj. Në raste të rralla pacientët që përdorin ICS zhvillojnë glaukomë ose katarakt. Mund të rrisë rrezikun e osteoporozës.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Administrohet doza 500 mcg 2 herë në ditë në të njëjtën orë çdo ditë. Pas përdorimit shpëlahet goja me ujë. Ruhet në temperaturë 20-25 gradë celsius.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Në pacientët me astëm persistente të rëndë përdoret ICS me doza të larta për dy javë dhe pasi kontrollohen simptomat dhe FEV 1 ose PEF >60 %, tentohet të ulet doza e ICS deri në dozën që arrin të kontrollojë sëmundjen.