Perdorimi i Allopurinol (Allopurinol 100 mg)

ALLOPURINOLUM           

Forme doza: Tableta 100 mg

Emri gjenerik: Allopurinolum

Emri Tregetar: Allopurinol

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Profilaksia e: Podagres, hiperuricemise acute te shkaktuar nga rrezatimi ose kemiopreparatet; kalkulozes nga oksalati i kalciumit ne pacientet me hiperurikozuri. Nefropati nga acidi urik.

Kunderindikacionet: Ne pacintet me mbindjeshmeri ndaj barit, per mjekimin e atakut akut te artritit podagroz, por nqs artriti fillon bari nuk nderpritet. Kujdes ne pacientet me demtime te funksionit renal dhe hepatik. Nuk duhet perdorur tek grate shtatzena dhe me femije ne gji.

Efektet anesore: Efektet anesore me te shpeshta jane ato dermatollogjike si: rash makulopapular, dermatit eksfoliativ, urtikarie, purpur, sindrom Steven-Johnson, nekrolize toksike epidermale dhe vaskulit. Me te rralla jane: nausea, te vjella, diarhe, gastrit, dispepsi, dhimbje barku, dhimbje koke, pergjumje, alterim te shijes, hipertension, alopeci, hepatotoksicitet, parestezi dhe neuropati.

Doza dhe menyra e perdorimit: Fillimisht jepet me doze 100 mg/dite pas ushqimit, doza rritet gradualisht per 1-3 jave ne vartesi te perqendrimit te acidit urik ne urine dhe serum, deri ne 300 mg ne dite. Ne pergjithesi doza mbajtese eshte 200-600 mg, rralle here 900 mg ne dite, e fraksionuar ne disa marrje gjate dites. Tek femijet me patologji neoplazike perdoret me doze 10-20 mg/kg ne dite.

Kohezgjatja e mjekimit:Terapia me allopurinol vazhdohet per periudha te gjata, per aq kohe sa niveli acidit urik ne plazem mbetet i larte.