CLOMIPRAMINE
Forme Doza: Tableta 25 mg
Emri Gjenerik: Clomipramine
Emri Tregëtar: Anafranil
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Gjendjet depresive me etiologji dhe simptomatologji të ndryshme: endogjene, reaktive, neurotike, organike, depresion i maskuar, depresion i shoqëruar me skizofreni dhe me çrregullime të personalitetit, Çrregullimi Obsesivo-Kompulsiv; Pacientët me depresion me tipare të dukshme obsesive; Çrregullimi i Panikut me Agorafobi, çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar, Çrregullimet kronike të dhimbjes; Çrregullimet fobike.
Kundërindikacione: Defekte paraekzistuese në konduksionin kardiak, Infarkt i ri i miokardit; shtatëzani; laktacion; kujdes në path.renale, hepatike si dhe gjatë ECT.
Efektet anësore: Shkaktim i episodit maniakal; Ekzacerbimi çrregullimeve psikotike; Ekzacerbim akut i glaukomës së këndit të ngushtë, Efekte antikolinergjike (tharje të gojës, konstipacion, turbullim të shikimit dhe retension urinar). Efekte ne sistemin autonom (hipotensioni ortostatik); Sedacion, Efekte kardiake (takikardi, sheshim i valëve T, zgjatje e QT në EKG); Efekte neurologjike (konvulsione në dëmtimet organike trunore ose epilepsi); Efekte alergjike, Shtim në peshë.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Për os, zakonisht me marrje dy-tre here/ditë. Doza dhe mënyra e administrimit duhet të përcaktohet individualisht dhe të adaptohet sipas gjendjes së pacientit. Në princip, çdo përpjekje mund të bëhet për të arritur një efekt optimal me dozat më të ulëta të mundshme, veçanërisht kur trajtohen pacientët e moshuar apo fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë paqëndrueshmëri në sistemin autonom.
Këshillohet të fillohet me doza relativisht të vogla të cilat mund të rriten gradualisht. Te adultët: Trajtimi fillon me një tabletë 25 mg, 2-3 herë/ditë; rritet deri 250 mg/ditë. Te të moshuarit: Trajtimi fillon 10mg/ditë dhe rritet gradualisht gjatë 10 ditëve në një nivel optimal prej 30-50mg/ditë. Te femijet: Clomipramina përdoret te fëmijët mbi 10 vjeç. Trajtimi fillon me 10mg/ditë dhe rritet gradualisht deri në 50mg/ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi mbajtës duhet të jetë të paktën gjashtë muaj ose sa ka zgjatur në episodin e parë. Një faktor për indikimin e trajtimit profilaktik është graviteti i episodeve depresive të mëparshme. Trajtimi profilaktik rekomandohet në qoftë se ka patur mbi dy episode, mjekimi është afatgjatë dhe vendoset nga mjeku psikiatër në varësi të ecurisë së gjendjes dhe manifestimit ose jo të efekteve anësore. Kur duhet të ndërpritet mjekimi me Anafranil, ajo duhet bërë në mënyrë graduale për një periudhë një ose dy javore. Zvogëlimi i dozës duhet të kryhet me uljen e 25 mg çdo dy ose tre ditë për të shmangur shfaqjen e simptomave kolinergjike.
Shënim: Dozat mbi 150 duhet të aplikohen në kushte spitalore. Nuk duhet të përdoret asnjëherë trajtimi i kombinuar me një IMAO. Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.
Komentet