Perdorimi i Xalatan (Latanoprost 0.005% – 2.5ml)

LATANOPROST 0.005%-2.5 ml

Forme Doza: Solucion me pika per sy

Emri Gjenerik: Latanoprost 0.005%-2.5 ml

Emri Tregtar: Xalatan

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Latanoprost 0.005%-2.5 ml indikohet ne reduktimin e presionit intraokular, ne glaukomen me kend te gjere, hipertensionit okular.

Kundërindikacionet: Nuk perdoret ne paciente me hipersensitivitet te njohur ndaj latanoprostit dhe perberesve te tjere te produktit.

Efektet Anësore:

Pigmentim i indeve – irisit, indeve periorbitale qerpikeve, qe shtohet me perdorimin e latanoprostit.

Ndryshimet e qerpikeve – trashje graduale, rritje te gjatesise, numrit te qerpikeve, rritje ne drejtimin e gabuar te tyre. Keto ndryshime jane te rikthyeshme pas nderprerjes se medikamentit.

Inflamacion intraokular.

Edeme makulare – duhet te perdoret me kujdes ne pacientet afake, pseudofake me carje te capsules posterior, ose me faktore te njohur risku te edemes makulare. Keratit herpetic – riaktivizim.

Keratit bacterial – nga kontaminimi i kontenitoreve shume perdorimshe.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza e rekomanduar eshte nje pike ne syrin e prekur ne darke. Nese e humb perdorimin e nje doze, trajtimi vazhdon me dozen tjeter si zakonisht. Dozimi nuk duhet te kaloje nje here ne dite, perdorimi i kombinuar i dy ose me shume prostaglandinave nuk rekomandohet. Administrimi ketyre medikamenteve me shume se nje here ne dite mund te reduktoje efektin ules to presionit intraokular ose te rrise ne meyre paradoksale IOP.

Reduktimi i IOP fillon 3-4 ore pas administrimit dhe arrin efektin maksimal pas 8-12 oresh.

Kohëzgjatja e mjekimit: Deri ne reduktimi e IOP ne vlerat e pranuara dhe ne perputhje me tolerancen e pacientit.