Perdorimi i Helmintox (Pyrantel Embonate 125 mg, 250 mg; 125 mg/2.5ml-15ml)

PYRANTEL EMBONATE

Forme Doza: Tablete 125 mg, 250 mg, Flakon 125mg/2.5 ml-15ml

Emri gjenerik: Pyrantel Embonate

Emri Tregetar: Helmintox

Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Preparati eshte antihelmintik. Perdoret per trajtimin e parazitozave: Ankilostoma duodenale, Necator amerikanus, Enterobius vermikularis etj.

Kunderindikacionet: Sipas FDA pytantel klasifikohet ne kategorine C per periudhen e shtatzanise.

Efektet Anesore: Pergjithesisht preparati tolerohet mire nga pacienti, sidoqofte mund te jape crregullime gastrointestinale si: nauze dhe te vjella, diare, Krampe abdominal, si dhe crregullime te gjumit, dhimbje koke, marrje mendsh dhe Rash.

Doza dhe menyra e perdorimit:

Per trajtimin e Nekator Americanus dhe ankolostomes duodenale doza e rekomanduar eshte 11 mg/kg peshe. Per trajtimin e Enterobius vermikularis doza e rekomanduar eshte 11 mg/kg peshe.

Kohezgjatja e mjekimit:

Trajtimi zgjat per 3 dite dhe mund te perseritet pas 14 ditesh. Jepet vetem me nje marrje te vetme.