PAPAVERINI HYDROCHLORIDUM
Forme Doza: 4 % – 1 ml
Emri gjenerik: Papaverini Hydrochloridum
Emri Tregetar : Papaverine
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Papaverini perfshihet ne grupin e barnave qe leron spazmat e muskulatures se lemuar. Ajo perdoret per trajtimin e kolikes biliare, kolikes intestinale, kolikes ureterale dhe renale, qetesimin e spazmave te mitres te krijuar nga dismenorrete. Ajo perdoret gjithashtu si broncodilatator. Papaverina perfshihet gjithashtu ne protokollin e mjekimit te formave te lehta apo mesatare te aterosklerozes cerebrale. Se fundi, papaverina mund te jete e efektshme edhe si koronarodilatator ne anginen e efortit apo ataket e migrenes.
Kunderindikacionet: Ne pacientet me çrregullime te ritmit/ zemres dhe me glaukome.
Efektet Anesore: Perdorimi i zgjatur i papaverines mund te shkaktoje çrregullime te traktit gastrointestinal, skuqje te fytyres, dhimbje koke, marrje mendsh, rash kutan, djersitje te theksuar dhe demtime te parenkimes hepatike.
Doza dhe menyra e perdorimit: Perdoret çdo 12 ore nga nje amp.i/m, i/v. Ne situata te veçanta, kolika te forta dhe te zgjatura mund te perdoret edhe nga 1 amp. çdo 8 ore.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne rastet e kolikave papaverina perdoret zakonisht per disa dite (3 – 5 dite). Ndersa ne aterosklerozen cerebrale edhe me gjate, 2 – 4 jave.
Shenim: Injeksionet kryhen shume ngadale per te menjanuar nje aritmie kardiake.
Komentet