MESALAZINUM
Forme Doza: Tableta 250, 500 mg
Emri Gjenerik: Mesalazinum
Emri Tregetar: Salofalk
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Perdoret per trajtimin e te gjitha formave te semundjes inflamatore te zorres, d.m.th te Colitit ulçeroz dhe te semundjes Crohn.
Kunderindikacionet: Thuajse nuk ekzistojne. Natyrisht nuk mund te perdoret ne situatat e hipersensibilitetit nga preparatet e ketij grupi.
Efektet Anesore: Jane fare te ralla dhe te parendesishme. Ndonjehere mund te shfaqen dhimbje koke apo diarrhea.
Doza dhe menyra e perdorimit:
A) Koliti Ulçeroz: B. Semundja Crohn:
A1) Forma e lehte: 1.5 deri 2 gram/dite. B1) Forma e lehte dhe mesatare: 3-4 gr/dite
A2) Forma mesatare: 2 deri 3 gram/dite. B2) Forma e rende: 3- 4.5 gr/ dite.
A3) Forma e rende: 3 deri 4 gram/dite
Dozat e mesiperme ndahen ne 3 porcione dhe merren 1 ore para ngrenies me shume lengje. Trajtimi mbajtes realizohet me 1.5 -2 gram ne dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi ne fazen akute duhet te zgjase deri ne sigurimin e remisionit te plote te semundjes (shuarjes se saj), ç’ka do te thote qe ajo duhet te vazhdoje deri ne qetesimin e plote te dukurive klinike dhe te lezioneve morfologjike te mukozes se zorres. Periudha ne fjale sipas rastit mund te vazhdoje 8 – 12 jave. Trajtimi mbajtes 2 gram (2 x 1 gr/ dite), zgjat 12 muaj dhe me pas vazhdon ne varesi te ecurise se semundjes dhe rekomandimit te mjekut specialist.
Shenim: Mesalazina perdoret pa problem edhe ne grate shtatzena.
Komentet