VERAPAMILUM
Forme doza: Tableta 40 mg, 80 mg
Emri gjenerik: Verapamilum
Emri Tregetar : Akilen
Indikacionet dhe kriterete perdorimit: Eshte kalcibllokues per trajtimin e:
1.Hipertensionit arterial.
2.Angina e kraharorit e sforcimit dhe qetesise.
3.Aritmite kardiake supraventrikulare.
Kunderindikacionet: Hipotension arterial (TA sistolik nen 90 mmHg), disfunksion i sistemit te percimit (sinusal , atrioventrikular gr II, gr III), Sindrom WPW insuficence kardiake te majte te shoqeruar me staze pulmonare shtatezani, laktacion.
Efektet anesore: hipotension arterial bradikardi sinusale, bllok sinoatrial, bllok AV gr II- III, insuficence kardiake, shok kardiogjen. Crregullime digjestive ( vecanerisht konstipacion, dispepsi, gastralgji, tharje goje), dhimbje koke, marrje mendsh, rash kutan, edema te anesive te poshtme.
Doza dhe menyra e perdorimit: Izoptine 40 mg 1-2 tab 3 here ne dite.
Izoptine 80 mg 1 tab 3 here ne dite. Pershkrim me te hollesishem te barit mund te gjeni ne tekstet dhe formularet e praktikes mjeksore.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.
Shenim: Reduktohet doza ne te moshuar, BAV grada I, insuficience kardiake e thelle, insuficince renale dhe hepatike e rende, ne mjekim me kardiodepresante te tjere.
Komentet