SULFAMETHOXAZOLE +TRIMETHOPRIM
Forme Doza: Tablet 800mg/160mg
Emri Gjenerik: Sulfamethoxazole + Trimethoprim
Emri Tregetar: Berlocid
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
Sulfamethoxazole + Trimethoprim 800/160 mg përdoret në: infeksionet e rrugëve respiratore: sinusit, otit media, bronkit akut, riakutizimet e bronkitit kronik dhe bronkektzisë, pneumoninë sidomos nga Pneumocystis Jiroveci.
Kundërindikacionet:
Mbindjeshmëria ndaj medikamentit, insufiçienca renale e rëndë, insufiçienca hepatike, defiçienca e glukozë – 6 fosfat dehidrogjenazës, shtatëzania dhe laktacioni.
Efektet Anësore:
Hipersensibiliteti, leukopeni, granulocitopeni, agranulocitozë, trombocitopeni, anemi megaloblastike, eozinofili, alveolit alergik, kollë, hiperkalemi, neuropati periferike, mengit aseptik, konvulsione, tinitus, vertigo, depresion, pagjumësi, nauze, të vjella, kolikë abdominale, pankreatit akut, hepatit, kolestazë, sindrom Stevens-Johnson etj.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Për riakutizimet e bronkitit kronik: 1 tabletë çdo 12 orë nga goja për 14 ditë. Pneumonia nga Pneumocystis Jiroveci: Për pacientët me peshë nën 48 kg 1 tabletë çdo 6 orë për 14-21 ditë; 48-63 kg 1+1/2 e tabletës çdo 6 orë; 64-79 kg 2 tableta çdo 6 orë; mbi 80 kg 2+1/2 tabletë çdo 6 orë.
Kohëzgjatja e mjekimit:
Profilaksia e Pneumonisë nga Pneumocystis Jiroveci: Në pacientët me HIV që kanë numrin e limfociteve T CD4 <200 μL, në pacientët me CD 4 ndërmjet 200 dhe 250 qeliza/µL, por për arsye të ndryshme vonohet terapia me antiretrovirale, ose kur monitorimi i CD 4 çdo 3 muaj është i pamundur. Profilaksia ndërpritet në pacientët, të cilët pas fillimit të terapisë me antiretrovirale kanë numër të CD 4 mbi 200 µL mbi 3 muaj. Doza për profilaksi është 1 tabletë në ditë.
Komentet