BECLOMETHASONUM DIPROPIONATE
Forme doza: 50 mcg/ inhalacion – 200 doza
Emri gjenerik: Beclomethasonum dipropionate
Emri Tregetar: Beconase
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Rinitet alergjike sezonale dhe permanente, rinite qe perseriten pas polipektomise kirurugjikale, ne rinitet jo alergjike me eozinofili. Gjithashtu perdoret ne rastet e renda refraktare ndaj antihistaminikeve dhe Cromoglikateve.
Fillimi i mjekimit, doza kohezgjatja e mjekimit, modifikimi i terapise, ulja apo ngritja e dozes, si dhe nderprerja e preparatit kerkon konsulten e specialistit alergolog ose otorinolaringolok.
Kunderindikacionet: Nuk rekomandohet ne femije nen 6 vjeç.
Efektet anesore: Efektet lokale si kruarje, djegje, epistaksis, irritacion i fytit, ngjirje zeri, rralle here kandidoze ne mukozen e gojes. Bari nuk ka absorbim sistemik.
Doza dhe menyra e perdorimit: Dozat pershkruhen ne varesi te formes, stadit te semundjes dhe moshes se pacientit: Bari merret zakonisht ne dy doza, ne mengjes dhe ne darke. Nje spray 2-4 x ne dite. Dozat nuk jane fikse, me permiresimin e gjendjes doza ulet gradualisht.
Kohezgjatja e mjekimit: Eshte mjekim mbajtes, mjekues qe vazhdon pa nderprerje per muaj, vite. Nuk eshte mjekim per qetesimin e asthmes. Eshte e nevojshme qe mjekimi te jepet dhe modifikohet me konsulte te specialistit. Zakonisht rivleresimi per modifikimin e dozes behet pas tre muaj mjekimi te vazhdueshem. Ne vartesi te dekursit te semundjes dozat ngrihen ose ulen.
Shenim: Bari duhet te ruhet ne vend pa lageshti dhe drite.
Komentet