Perdorimi i Dexacollyre (Dexamethasone Sodium Phosphate 1mg/ml – 5ml)

DEXAMETHASONUM SODIUM PHOSPHAT

Forme doza: Flakon 0,1 %- 5 ml, pika per sy
Emri gjenerik: Dexamathasonum sodium phosphate
Emri Tregetar: Dexacollyre

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Per mjekimin e semundjeve inflamatore te konjuktives, kornese dhe segmentit anterior si uveit anterior, irit, ciklit, konjuktivit alergjik dhe pranveror si dhe ne edemen korneale. Indikohet ne mjekimin e demtimeve te kornese nga lendet kimike, rrezatimi ose nga shkaqe termike vetem ne fazen e cikatrizimit.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri e njohur ndaj perberesve te pergateses, semundje mikotike tuberkuloz okular, infeksione purulente te pamjekuara.

Efektet anesore: Ndonjehere mund te shkaktoje reaksione mbindjeshmerie te tipit te vonuar te cilat mund te shkaktojne irritim, djegie, kruarje dhe dermatit. Kortikosteroidet lokale, te perdorur per nje kohe te gjate, mund te shkaktojne rritje te tensionit intraokular me pasoje demtimin e nervit optik, uljen e shikimit dhe defekte te fushes pamore.

Prandaj perdorimi i tyre duhet te shoqerohet me kontrollin e tensionit intraokular. Perdorimi afatgjate dhe intensive i tyre sjell si pasoje katarakte subkapsulare posteriore. Perdorimi i steroideve ne subjekte me semundje qe shkaktojne hollim te kornese dhe skleres mund te shpjere deri ne perforacion. Infeksionet virale dhe ato mikotike mund te agravohen nga steroidet.

Doza dhe menyra e perdorimit: Ne inflamacionet e renda 1-2 pika cdo 30-60 minuta deri sa te arrihet nje permiresim i kenaqshem, pastaj doza ulet ne 1-2 pika cdo 4 ore.

Kohezgjatja e mjekimit: 1-3 jave.