Perdorimi i Lusopres (Nitrendipine 20 mg)

NITRENDIPINUM                          

Forme doza: Tableta 20 mg

Emri gjenerik:  Nitrendipine

Emri Tregetar: Lusopres

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Vetem ose e kombninuar me medikamente te tjera perdoret ne trajtimin e HTA te lehte dhe te moderuar, vecanerisht ne te moshuar dhe ne angina pectoris.

Kunderindikacionet: Eshte efektive ne trajtimin e HTA, por nuk indikohet ne rastet me disfunksion sistolik te VM per shkak te efekteve inotrope negative.

Hipotension, hipersensibilitet nga agjentet e tjere calcibllokues, stenoze aorte e avancuar.

Efektet anesore: Takardi, palpitacione, takikardi sinusale,edeme periferike, skuqje fytyre, dhimbje koke, lodhje, nauze, hiperplazi gingivale.

Doza dhe menyra e perdorimit: Doza e keshilluar: fillohet me 5-20 mg/dite ne nje marrje. Doza e zakonshme eshte 20 mg/dite. Ne paciente me semundje hepatike ose te moshuar, nje doze fillestare 10 mg/dite eshte e rekomanduar. Doza maksimale 40 mg/dite ne nje ose dy marrje. Ne te moshuarit doza reduktohet. Perdoret me kujdes ne insuficience hepatike, KMPH, distrofine muskulare te Duchenne, kombinim me betabllokuesit.

Kohe zgjatja e mjekimit: Trajtim kronik.