Perdorimi i Medolexin Forte (Cephalexine 250 mg / 5ml – 100 ml)

CEPHALEXINUM

Forme Doza: 125mg/5ml- 60ml dhe  Fl. 125mg/5ml-100ml  Fl. 250mg/5ml- 60ml dhe  Fl. 250mg/5ml-100ml

Emri gjenerik: Cephalexinum

Emri Tregetar: Medolexin Forte

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Medikament anti-bakterial me perdorim oral (perdorim per femije) ne: Infeksione te aparatit te frymemarrjes: Bronchit acut dhe kronik, Otit i mesem, Sinusit, Mastoidit, Tonsilit, Pharingit.Infeksione urinare: Pielonefrit acut dhe kronik, cistit, Infeksione te lekures dhe indeve te buta. Infeksione dentare.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri e njohur ndaj Cefalosporinave. Duhet perdorur me kujdes tek paciente me alergji ndaj B-laktameve, ne demtimet renale, gjate shtatzenise.  

Efektet Anesore: Mbindjeshmeri ndaj barit, diare, nauze, te vjella, dhimbje koke, marrje mendsh. Reaksione alergjike si urtikarie, prurit, reaksione te ngjashme me semundjen e serumit me rash, ethe, artralgji dhe anafilaksi; eritema multiforme, crregullime enzimatike hepatike, tenezma, dispepsi, glosit dhe pyrosis. Manifestime hematologjike: leukpeni, trombocitopeni, eozinofili. Nefrotoksicitet sidomos ne kombinim me aminoglukozidet.

Doza dhe menyra e perdorimit: Tek femijet: 25 – 100 mg/ kg peshe, ne 24 ore ndare ne 2- 3 marrje. Ne infeksione akute te shprehura mund te perdoret doza max.çdo 6 ore.

Kohezgjatja e mjekimit: Sipas pathologjise per te cilen eshte pershkruar bari (5-10 dite).

Te pakten 2 dite pas qetesimit te shenjave klinike. Ne infeksionet urinare deri 2 jave.