Perdorimi i Propafenon (Propafenone 150 mg; 300 mg)

PROPAFENONUM   

Forme doza: Tableta 150, 300 mg

Emri gjenerik: Propafenonum             

Emri Tregetar : Propafenon                               

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Turbullime te ritmit ne tre nivele: atriale, funksionale, ventrikulare. Ekstrasistola, mbajtje e ritmit sinusal pas konvertimit te fibrilacionit atrial, flaterit ose takisistolive atriale. Trajtim dhe parandalim i krizave te takikardise paroksisitike supraventrikulare ose junksionale, i takikardive ventrikulare dhe i aritmive ne terren te Sindromit WPW.

Kunderindikacionet:

a) Absolute: Hipersensitiviteti nga propafenoni. Disfunksion sinusal, bllok atrio-ventrikular grada II-III.

b) Relative: Bllok dege, bradikardi e theksuar, insuficience kardiake e theksuar, insuficience hepatike ose renale e theksuar, intoksikim nga digitali, hipotension arterial, bronkopneumopati obstruktive e rende.

Efektet anesore: Bradikardi, turbullime percimi sino – atrial, atrio – ventrikular dhe intraventrikular. Rendim i turbullimeve te ritmit, nauze, te vjella, konstipacion, rash kutan, lipotimi, vertigo, turbullime te shikimit dhe shijes, tremor, cefale.

Doza dhe menyra e perdorimit: 400-900 mg ne dite ne tre marrje.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.

Shenim: Nderpritet ne rast se shfaqet bllok atrioventrikular i shkalle se larte, bllok sinoatrial ose ES polimorfe.