Perdorimi i Forxiga (Dapagliflozin 10 mg)

DAPAGLIFLOZIN

Formë doza: Forxiga 10 mg tableta të veshura me film

Emri gjenerik: Dapagliflozin

Emri tregtar: Forxiga

Forxiga (Dapagliflozin) është një medikament që përdoret kryesisht për të trajtuar Diabetin tip 2, Insuficiencën Kardiake dhe Sëmundjen Kronike të Veshkave. Ajo i përket një klase barnash të njohura si inhibitorë të SGLT2 (ko-transportuesit natrium-glukozë-2).

Efektet mbrojtëse ndaj sistemit kardiovaskular dhe veshkave nga SGLT2-i te individët me dhe pa diabet janë vërtetuar në mënyrë të besueshme në studimet e kontrolluara të rastësishme. Kjo klasë përfaqëson një përparim të rëndësishëm terapeutik në menaxhimin e sëmundjes kronike të veshkave (SKV) në pacientët diabetikë, duke ofruar një mundësi të veçantë për të trajtuar njëkohësisht rrezikun kardiovaskular dhe progresin e sëmundjes së veshkave.

Si rezultat, janë kryer përditësime të rekomandimeve pir barnat SGLT2-i dhe janë publikuar udhëzime klinike që indikojnë përdorimin e tyre në SKV në pacientë diabetike, si bar që ul progresin e sëmundjes renale kronike drejt stadeve të përparuara dhe terapisë renale zëvendësuese duke ulur njëkohësisht rriskun për morbiditet e mortalitet kardiovaskular.

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:

Forxiga indikohet tek të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 10 vjeç per trajtimin e diabetit mellitus të tipit 2 të kontrolluar në mënyrë të pamjaftueshme, si një shtesë e dietës dhe aktivitetit fizik.

Monoterapi

Kur metformina konsiderohet e papërshtatshme për shkak të intolerancës.

Terapi e kombinuar

Shtesë e barnave të tjera hipoglicemiante, përfshirë dhe insulinën që përdoren në trajtimin e diabetit të tipit 2.

Forxiga indikohet tek të rriturit për trajtimin e insuficiencës kardiake kronike simptomatike Forxiga indikohet tek të rriturit për trajtimin e sëmundes renale kronike.

Forxiga përdoret për trajtimin e pacientëve me Diabet tip 2 (TD2) dhe sëmundje kronike të veshkave (SKV) kur eGFR ≥ 25 ml/min per 1.73 m2 .

Doza e rekomanduar në pacientët me Diabet Tip 2 dhe SKV është Dapagliflozin 10 mg një herë në ditë për monoterapi.

Doza e monoterapisë me inhibitor të ACE (ACEi) ose bllokues i receptorëve te Angiotenzinës II (ARB) duhet të optimizohet, nëse është i indikuar dhe e toleruar.

Matja e FG mund të kryhet me CKD —EPI Equations for Glomerular Filtration Rate (GFR) formula bazuar në nivelin në serum të kreatininës;

  • Vazhdimi dhe monitorimi

Nuk kërkohet rregullim i dozës pas fillimit të barit Dapagliflozin por FG duhet të kontrollohet pas 4 javësh ( FG shpesh bie me 15-20%, gjë që zakonisht rikthehet në 1-3 muaj). Nuk duhet ndërprerë bari, por duhet vlerësuar pacienti nga specialisti.

Pasi bari Dapagliflozin të jetë nisur, është e arsyeshme të vazhdohet përdorimi i tij edhe në se FG bie nën 25 ml/min për 1.73 m2, përvec rasteve kur ai nuk tolerohet ose fillohet terapia renale zëvendësuese (TRZ); Hemodializa, dializa peritoneale, transplanti renal.

Është e arsyeshme të ndalohet përkohësisht përdorimi i barit Dapagliflozin gjatë periudhave të agjërimit të zgjatur, operacioneve ose sëmundjeve kritike (kur individët mund të jenë në rrezik rnë të madh për ketoacidozë).

Fillimi ose përdorimi i barit Dapagliflozin nuk kërkon ndryshim të frekuencës së monitorimit të SKV, dhe ulja e kthyeshme e FG pas fillimit të trajtimit zakonisht nuk është një tregues për ndërprerjen e terapisë.

Sipas udhëzimeve, nuk është e nevojshme rregullimi i dozës për pacientët me dëmtim të lehtë ose të moderuar të funksionit të mëlçisë. Në pacientët me dëmtim të rëndë të mëlçisë, filloni me një dozë prej 5 mg në ditë dhe doza rritet nëse tolerohet deri në 10 mg në ditë.

Kundërindikacionet:

Bari Dapagliflozin është i kundërindikuar nëse jeni alergjik ndaj Dapagliflozin ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij bari.

Tableta Dapagliflozin permban laktoze: Dapagliflozin permban laktoze (sheqeri i qumeshtit). Rekomandohet te pyetet pacienti nese eshte intolerant ndaj laktozes.

Paralajmërime dhe përkujdesje:

Bari nuk rekomandohet në pacientët me Diabet mellitus Tip 1. Ketoacidoza: Pacientët që marrin Dapagliflozin duhet të jenë të kujdesshëm dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore; Nëse përjetojnë humbje të shpejtë të peshës, të përziera ose të vjella, dhimbje stomaku, etje të tepërt, frymëmarrje e shpejtuar dhe e thellë, konfuzion, përgjumje ose lodhje e pazakontë, frymë me aromë frutash, shije metalike ne gojë ose një ndryshim në aromën e urinës ose djersës, kontaktoni menjëherë një mjek ose spitalin më të afërt. Këto simptoma mund të jenë shenjë e ”ketoacidozës”- një problem serioz, ndonjëherë kërcënues për jetën që mund ta merrni për shkak të rritjes së niveleve të ”trupave ketonikë” në urinë ose gjak, që shihet në analiza.

Rreziku i zhvillimit të ketoacidozës mund të rritet me agjërim të zgjatur, konsum të tepruar të alkolit, dehidrim, reduktime të papritura të dozës së insulinës ose nevojë më të madhe për insulinë për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale madhore ose sëmundje serioze.

Për të monitoruar pershkrimin e barit Dapagliflozin në rastet e dehidratimit ose hipotensionit është e rëndësishme të ndiqen hapat e mëposhtëm:

Monitorim i presionit të gjakut; rekomandohen pacientët të masin presionin e gjakut, sidomos pacientet qe kane tendence per hipotension ose qe jane duke marre terapi antihipertensive. Ulja e moderuar e presionit te gjakut eshte nje efekt anesor i zakonshem i barit Dapagliflozin si rezultat i rritjes se diurezes. Ne keto raste rekomandohet rregullim i dozës së diuretikëve dhe barnave antihipertensive.

Kontroll i statusit te vëllimit të lëngjeve. Në rastet e sëmundjeve që shkaktojnë dehidratim (p.sh, të vjella diarre ose infeksione gastrointestinale) kontrolloni rregullisht shenjat e dehidratimit, si ulja e presionit të gjakut, tharja e lëkurës dhe ndjesia e fortë e etjes. Rekomandohet ekzaminim fizik i plotë dhe matja e parametrave hematocritit dhe elektrolitet për të vlerësuar gjendjen e vëllimit të trupit.

Nëse pacienti zhvillon shenja të dehidratimit të konsiderueshëm duhet të merret në konsideratë ndërprerja e përkohshme e barit Dapagliflozin deri sa gjendja e dehidratimit të stabilizohet. Rekomandohen pacientët të konsumojne sasi të mjaftueshme të lëngjeve sidomos giatë periudhave kur rreziku për dehidratim është i lartë, si gjatë sëmundjeve ose ekspozimit ndaj temperaturave të larta.

Rekomandohet monitorim i kujdeshëm i pacientëve me infeksione të përsëritura të traktit urinar si edhe me infeksione mykotike.

Glukoza ne urinë: për shkak të mënyrës se si funksionon ky medicament, urina e pacientit do të rezultojë positive për permbajtje sheqeri gjatë periudhës që po merr këtë medicament. Rekomandohet të sqarohet pacienti.

Efektet anësore:

Efektet anësore të hasura më shpesh janë infeksion i traktit urinar; Dehidratim, hypotension.

Hipoglicemi të hasura më shpesh në pacientët me diabet që marrin këtë bar së bashku me preparate insulino sekretuese ose insulin; Infeksione genitale, dhimbje shpine, urinim i shpeshtë, skuqje, ndërsa ato të hasura më rrallë janë angiodema, ketoacidoza diabetike, fascit nekrotik i perineumit. Reaksion i rëndë alergiik, i pazakonshëm.

Doza dhe mënyra e përdormit:

Dapagliflozina (substancë active), një inhibitor i fuqishëm dhe selektiv i SGLT2, zvogëlon riabsorbimin e glukozës në veshka, duke çuar në ekskretim urinar të glukozës dhe diurezën osmotike. Ky proces ul presionin arterial te gjakut, përmirëson funksionin kardiak dhe renal. Ai synon në mënyrë selektive SGLT2 në veshka, shmang hipogliceminë dhe përmirëson funksionin e qelizave beta pa ndikuar në transportuesit e tjerë të glukozës ose duke u mbështetur në insulin.

  • Dozimi:

Diabeti mellitus i tipit 2

Doza e rekomanduar është 10 mg dapagliflozin një herë në ditë si monoterapi apo e kombinuar me barna të tjerë që ulin përqëndrimin e glukozës në giak, përfshirë insulinën.

Kur dapagliflozin përdoret në kombinim me insulinën ose një insulino-sekretues, siç është sulfonilurea, një dozë më e ulët e insulinës ose sekretagogut të insulinës mund të konsiderohet për të zvogëluar rrezikun e hipoglicemisë.

Insuficienca kardiake

Doza e rekomanduar është 10 mg dapagliflozin një herë në ditë.

Sëmundia renale kronike

Doza e rekomanduar është 10 mg dapagliflozin një herë në ditë.

* Për shkak të përvojës së kufizuar, nuk rekomandohet fillimi i trajtimit me Dapagliflozin në pacientët me GFR < 25 ml/min. Efikasiteti i uljes së glukozës së dapagliflozinës varet nga funksioni i veshkave dhe është i reduktuar në pacientët me GFR < 45 ml/min dhe ka të ngjarë të mungojë në pacientët me dëmtim të rëndë të veshkave.

Nuk është e nevojshme rregullimi i dozës për pacientët me alterim të lehtë ose të moderuar të funksionit hepatik, por për ata me dëmtim të rëndë të funksionit hepatik rekomandohet një dozë fillestare prej 5 mg, e cila mund të rritet në 10 mg nëse tolerohet mirë. Nuk është i nevojshëm rritja e dozës për të moshuarit (≥ 65 vjeç) dhe për fëmijët mbi 10 vjeç me diabet mellitus tip 2, ndërsa për fëmijët nën 10 vjeç dhe për trajtimin e insuficiencës kardiake ose sëmundjes kronike të veshkave te fëmijët nën 18 vjeç nuk ka të dhëna të disponueshme.

Menyra e administrimit

Forxiga mund te merret nga goja nje here ne dite ne çdo kohe te dites me ose pa ushqim. Tabletat duhet te gelltiten te plota.

Nderveprimi me barna te tjera

Monitoro me kujdes:

Nese jeni duke marre barna qe rrisin prodhimin e urines (diuretike) rritet rreziku per dehidrim. Nese jeni duke marre barna te tjera qe ulin sasine e sheqerit ne gjak, si p.sh. insulina ose nje bar insulino sekretues.

Nese jeni duke marre litium sepse Jardiance mund te ule sasine e litiumit ne gjakun tuaj.

Shtatezania dhe ushqyerja me gji

Pacientet qe marrin Dapagliflozin duhet te keshillohen te mos e perdorin kete medikament nese jani shtatzene ose po planifikojne te kene nje femije, pasi nuk dihet nese Dapagliflozin eshte i demshem per femijen e palindur. Gjithashtu bari dapagliflozin nuk nuk duhet te perdoret gjate periudhes se ushqyerjes me gji, pasi ende nuk eshte e njohur nise ky medikament kalon ne qumeshtin e gjirit.

Drejtimi i automjeteve

Rekomandohet pacientet qe marrin barin Dapagliflozin te jene te kujdesshem, pasi ky bar ka nje ndikim te vogel ne aftesine per te drejtuar automjete. Nese merret e kombinuar me barna te tjere sulfonilurenik ose me insuline, mund te shkaktohet ulje e nivelit ti sheqerit ne gjak (hipoglicemi), gje qe mund te sjelle simptoma si dridhje, djersitje dhe ndryshime ne shikim, te cilat mund te ndikojne ne aftesine per te drejtuar automjete dhe per te perdorur makineri. Rekomandohet te shmanget drejtimi i automjeteve dhe perdorimin e pajisjeve ose makinerive nese ndiheni te trullosur gjate marrjes se barit Dapagliflozin.

Kohezgjatja e mjekimit:

Pas diagnostikimit te diabetit duke marre ne konsiderate nevojen per individualizimin e terapise, eshte e nevojshme te percaktohen vlerat target per çdo pacient, dhe trajtimi fillon me ndryshimin e stilit te jeteses (dieta e duhur, aktiviteti i rregullt fizik dhe edukimin per vetemonitorimin) dhe terapine farmakologjike. Sipas ecurise se gjendjes se pacientit e vleresuar nga mjeku specialist vendoset dhe vazhdimi i terapise. Mjekim afatgjate.