INSULINË GLARGINË + LIXESENATIDE
Formë doza: Penë e parambushur: 100 units/ml+50 mikrogram/ml;100 units/ml+33 mikrogram/ml
Emri gjenerik: Insulinë Glarginë + Lixisenatide
Emri tregtar: Suliqua
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:
Suliqua indikohet për trajtimin e të rriturve me diabet mellitus tip 2 të kontrolluar në mënyrë të pamjaftueshme si shtese e metforminës me ose pa inhibitorët SGLT-2.
Kundërindikacionet:
Nuk duhet te perdoret ne trajtimin e Diabetin Tip 1, ne Ketoacidozen Diabetike dhe ne Pankretitin akut
Mbindjeshmëri nga lënda aktive ose nga lëndët shtesë të cituara në paketim.
Efektet anësore:
Reaksionet anësore më të shpeshta të raportuara gjatë trajtimit me Suliqua ishin hipoglicemia dhe reaksionet anësore gastrointestinale
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Suliqua kombinon dy substanca aktive me mekanizma veprimi plotësues për të përmirësuar kontrollin e glicemisë: insulina glargine, një insuline bazale analoge (kryesisht vepron mbi gliceminë esëll), dhe lixisenatide, një agonist i receptorit GLP-1 (kryesisht që vepron mbi gliceminë post prandiale).
Suliqua mund të përdoret vetëm në rrugë subkutane s.c. Disponohet në dy pena të parambushura, duke ofruar mundësi të ndryshme dozimi, p.sh., pena Suliqua 100 UI/ml+ 50mcg, dhe pena Suliqua 100 UI/ml+ 33 mcg. Diferencimi midis penave bëhet në në diapazonin e dozës së tyre:
- Suliqua 100 UI/ml+ 50mcg, penë e parambushur mundëson dozimin e insulinë glargine në hapa 10-40 UI në kombinim me 5-20 mcg lixisenatide (pena Suliqua (10-40)).
- Suliqua 100 UI/ml + 33 mcg/ml penë e parambushur mundëson dozimin e insulinë glargine në hapa nga 30-60 UI në kombinim me 10-20 mcg lixisenatide (pena Suliqua (30-60)).
Dozimi
Doza duhet të individualizohet në bazë të përgjigjes klinike dhe titrohet në bazë të nevojës së pacientit për insulinë. Doza e lixisenatide rritet ose zvogëlohet së bashku me dozën e insulinës glargine dhe gjithashtu varet nga pena që përdoret.
Doza fillestare
Terapia e mëparshme | ||||
Pacientët insulinë naive (trajtohen me andiabetik oralë ose agonists të GLP-1)
|
Insulinë glargine (100 UI/ml)**
≥20 deri në <30 UI
|
Insulina glargine (100 UI/ml)**
≥20 deri në <30 UI
|
||
Doza fillestare dhe pena
|
Suliqua 100 UI/ml+50mcg
(10-40) |
10 UI/5 mcg* | 20 UI/10 mcg)* | |
Suliqua 100 UI/ml + 33 mcg/ml
(30-60)
|
30 UI/10 mcg* |
Doza fillestare
Terapia me insulinë bazale ose agonist të GLP-1 ose barna të tjera hipoglicemiante përveç metforminës dhe frenuesve të SGLT-2 duhet të ndërpritet përpara fillimit të Suliqua.
Doza fillestare e Suliqua bazohet në trajtimin e mëparshëm antidiabetik dhe me qëllim që të mos tejkalohet doza fillestare e lixisenatide prej 10 mcg.00
* UI insulinë glargine (100 njësi/ml)/mcg lixisenatide
Pacientët me më pak se 20 Ul insulinë glargine mund të konsiderohen të ngjashëm me pacientët të cilët nuk kanë përdorur më parë insulinë.
** Nëse është përdorur një insulinë bazale e ndryshme:
- Për insulinë bazale e cila dozohet dy herë në ditë ose insulinë glarginë (300 njësi/ml), doza totale ditore e insulins së mëparshme duhet të reduktohet me 20% për të zgjedhur dozën fillestare të Suliqua.
- Për çdo insulinë tjetër bazale, duhet të zbatohet i njëjti rregull si për insulinën glargine (100 UI/ml).
Doza maksimale ditore është 60 UI insulinë glargine dhe 20 mcg lixisenatide.
Suliqua duhet të injektohet një herë në ditë brenda një ore para vaktit. Është e preferueshme që injeksioni të kryhet para të njëjtit vakt çdo ditë, kur është zgjedhur vakti më i përshtatshëm.
Titrimi i dozës
Suliqua duhet të dozohet në përputhje me nevojën individuale të pacientit për insulinë.
Rekomandohet për të optimizuar kontrollin e glicemisë nëpërmjet rregullimit të dozës bazuar në gliceminë esëll.
Gjatë periudhës së ndryshimit dhe në javët në vijim rekomandohet monitorim i ngushtë i glukozës.
- Nëse pacienti fillon me penën Suliqua 100 UI/ml+ 50mcg, doza mund të titrohet deri në 40 hapa-dozimi.
- Për doza >40 hapa-dozimi/ditë titrimi duhet të vazhdohet me penën Suliqua 100UI/ml+ 33 mcg/ml.
- Nëse pacienti fillon me penën Suliqua 100UI/ml+ 33 mcg/ml, doza mund të titrohet deri në 60 hapa-dozimi me këtë penë.
- Për doza totale ditore >60 hapa-dozimi/ditë, Suliqua nuk duhet të përdoret.
Kohëzgjatja e mjekimit:
Në rastin e Diabetit Mellitus tip 2 mjekimi me Insulinë mund të jetë i përkohshëm (përpara interventeve kirurgjikale) ose i përhershëm kur terapia me antidiabietikë orale nuk është më e efektshme. Për këtë do të vendosë mjeku i familjes në bashkëpunim me mjekun endokrinolog në varësi të shifrave të glicemisë esëll dhe 2 orë pas ushqimit dhe të HbA1c. Në rast se është arritur ekuilibri me terapinë aktuale, pacienti duhet të vazhdojë terapinë, pavarësisht përmirësimit të profilit glicemik, ose të HbA1c, duke tentuar uljen e dozave për të parandaluar hipoglicemitë e mundshme, por duke patur gjithmonë si qëllim ekuilibrin e mirë të diabetit.
Të paktën një herë në gjashtë muaj pacienti në trajtim me insulinoterapi duhet të konsultohet me mjekun endokrinolog (nën gjykimin e Mjekut të Familjes) lidhur me problemet e mundshme (rritje në peshë, këshilla dietike, hipoglicemi të shpeshta, lipodistrofi, nevojë për intensifikim të terapisë, ose ndryshime të llojit të Insulinës së përdorur).
Shërbimi i Endokrinologjisë QSU “Nënë Tereza” rekomandon përdorimin e barit Suliqua si një opsion efektiv trajtimi për pacientët me diabet mellitus tip 2.
- Pacientë adult me DMT2, të cilët kanë dështuar në arritjen e kontrollit glicemik me antidiabetikët e tjerë oralë.
- Pacientë adult me DMT2 te cilët trajtohen me GLP-1 RA dhe duhet të intensifikohet terapia me një Insuline bazale analoge si Detemir, Deglutec, Glargine 100 ose Glargine 300;
- Pacientë adult me DMT2 te cilët trajtohen me Inusline basale dhe OAD dhe duhet të intensifikohet terapia.
- Pacientë adult me diabet mellitus tip 2 që nuk kanë arritur kontrollin e duhur të glicemisë me opsione e tjera të trajtimit si basal – bolus, Premix duke thjeshtuar skemen e mjekimit
Shënim: Insulinat duhen ruajtur në kushte frigoriferike në temperaturë 2°C deri në 8°C.
Komentet